E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salla e Byrosë parlamentare të Kuvendit merr emrin e Pjetër Arbnorit

Tiranë, 19 janar NOA - Në përkujtim të 75-
vjetorit të lindjes së Pjetër Arbnorit, politikanit, shkrimtarit, dhe
humanistit, emri i tij u përjetësua sot në Parlamentin e Shqipërisë, me
emërtimin e sallës kryesore të mbledhjeve parlamentare, atë të Byrosë dhe
Konferencës së Kryetarëve.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli organizoi
sot një aktivitet i posaçëm në nderim të Pjetër Arbnorit.

Bashkëshortja Suzana Arbnori, dy fëmijët
Justinë e Filip, miq, bashkëvuajtës të burgjeve komuniste, deputetë,
intelektualë, dhe studiues, morën pjesë në ceremoninë zyrtare të emërtimit të
sallës Pjetër Arbnori.

Ju e dini që kjo sallë ka qenë Byroja e
Komitetit Qendror. Pjetër Arbnori ka qenë legjendë e rezistencës dhe
anti-komunizmit ndaj dhe simbolika është jashtëzakonisht e fortë. Kjo sallë, ku
dikur merreshin vendime kundër Pjetër Arbnorit dhe të gjithë atyre që spranuan
kurrë komunizmin, sot ka emrin Pjetër Arbnori. Ai ishte një luftëtar i fjalës
së lirë. Ishte një njeri me zemër të madhe dhe unë kam qenë jashtëzakonisht me
fat që kam pasur mundësinë për ta njohur dhe për të punuar për tri legjislatura
së bashku me zotin Arbnori, fillimisht si Kryetar Parlamenti dhe pastaj kemi
punuar bashkë në ditë të vështira në kohën e opozitës tha Topalli.

Jam shumë e nderuar që si Kryetare e Kuvendit
i ve emrin e Pjetër Arbnorit kësaj salle. Ishte një legjendë e rezistencës
ishte një luftëtar i paepur i fjalës së lirë, një shkrimtar i madh, një
humanist i madh, një mbrojtës i të drejtave të njeriut si kurrkush tjetër,
ishte Mandela i Shqipërisë. 28 vjet burg. 28 vjet të kaluara me një dinjitet të
jashtëzakonshëm, për të cilin fëmijët do të jenë shumë krenarë. Por, edhe ne si
shqiptarë jemi shumë krenarë. ryetarja e Kuvendit tha se ka shumë
dorëshkrime të tjera që zoti Arbnori ka lënë pa botuar dhe Kuvendi i Shqipërisë
do të bëjë çmund për ti botuar ato dhe i dhuroi familjarëve përmbledhjen
e botimit të fjalimeve të mbajtura në Parlament nga Pjetër Arbnori tha më tej
Kryetarja e Kuvendit.

Bashkëvuajtësit e tij, intelektualë të dënuar
dhe të persekutuar në kohën e komunizmit, e cilësuan Pjetër Arbnorin një ndër
themeluesit dhe drejtuesit e vlerave demokratike të shoqërisë shqiptare, 
figurë e shquar jo vetëm politike, por një simbol kombëtar i pluralizmit dhe
idhtar i fjalës së lirë.                                 

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›