E Diel, 1 Nëntor 2026

UNESCO: Kriza, 72 milionë fëmijë nuk shkojnë dot në shkollë

Nju Jork, 20 janar, NOA Mëse 72 milionë
fëmijë dhe thuajse po kaq të rinj në të gjithë botën, ende nuk kanë mundësi që të
shkojnë në shkolla. Kjo për shkak të efekteve të krizës ekonomike që ka mbërthyer
botën. Një fakt i tillë pohohet në një raport të publikuar dje në Nju Jork të
Shteteve të Bashkuara nga organizata e njohur në botë, UNESCO.

Sipas saj, kriza ekonomike globale po rrezikon
ngritjen e nivelit të arsimit në shumë vende në zhvillim.

Drejtorja e përgjithshme e organizatës së
OKB-së për arsim dhe kulturë, Irina Bokova, theksoi se janë rrezikuar
përparimet e arritura në dhjetë vitet e fundit, për shkak të krizës ekonomike
dhe ngritjes së nivelit të varfërisë.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›