Biznesi miliarder i barnave
Pjesa e të ardhurave që
shqiptarët po i shpenzojnë
për shëndetësinë
po rritet me ritme mjaft
të larta. Sipas të dhënave, nga
Qendra Shqiptare për Tregti me
Jashtë, (ACIT), gjatë vitit të kaluar
Shqipëria importoi më shumë se
11 miliardë lekë ilaçe. Krahasuar
me vitin e kaluar, kjo shifër është
22 për qind më e lartë. Për vitin
2006, norma e rritjes së importeve
të barnave, krahasuar me një
vit më parë, ishte 20 për qind.
Por këto janë të dhënat e tregtisë
me shumicë. Burime zyrtare nga
Ministria e Shëndetësinë thonë
për "Shqip" se tregu me pakicë
i barnave në vend llogaritet në
rreth në më shumë se 17 miliardë
lekë ose afro 140 milionë euro.
Një shqiptar shpenzon mesatarisht
5 mijë lekë në vit për ilaçe.
Rritje po shënon edhe pjesa e
fondeve që shëndetësia merr nga
buxheti. Qeveria përcaktoi në
buxhetin e këtij viti 24.5 miliardë
lekë për shëndetësinë. Një vit më
parë shifra ishte 22.5 miliardë
lekë dhe në 2006-ën shpenzimet
publike për shëndetësinë ishin
19.4 miliardë lekë.
Më shumë nga të gjithë
Banka Botërore thotë se shqiptarët
janë nga konsumuesit më të
mëdhenj të barnave në Evropë.
"Vlerësimet e shpenzimeve farmaceutike
përllogariten në 23-
32 për qind të shpenzimeve të
përgjithshme për kujdesin shëndetësor
në Shqipëri", thuhet në
një studim të Bankës Botërore, ku
shtohet se mesatarja e vendeve
të Bashkimit Evropian për barna
është 14 për qind e totalit të fondit
për shëndetësinë. Amerikanët
shpenzojnë po kaq, 14 për qind
për medikamente. "Shqiptarët
shihen si konsumatorët më të
mëdhenj të ilaçeve dhe të alternativave
më të rënda të tyre. Nëse
bëhet një krahasim me vendet
evropiane, një recete përmban
një deri në dy barna për një
diagnoze të caktuar, ndërsa në
Shqipëri ky numër disafishohet",
thuhet në studim.
Tregu i rimbursuar, 24%
Një pjesë e mirë e shpenzimeve
për ilaçe mbulohen nga shteti
përmes Institutit të Sigurimeve
dhe Kujdesit Shëndetësor. Gjatë
vitit të kaluar, shuma totale që
qeveria pagoi për rimbursimin
e barnave ishte rreth 4 miliardë
lekë. Edhe për këtë vit shifra e
parashikuar për rimbursimet
pritet të jetë në nivele pak a
shumë të njëjta, me një rritje
të vogël. Por sipas të dhënave
të ISSH, vetëm për tre muajt e
parë të këtij viti shqiptarët kanë
konsumuar 1.38 miliardë lekë
barna. Në muajin janar janë
shpenzuar 337 milionë lekë, në
shkurt 346 milionë lekë dhe në
mars 354 milionë lekë. Tendenca
është në rritje, çka do të thotë se
shpenzimet e rimbursimit janë
në nivelet e tyre limit, madje
mund t‘i kapërcejnë ato.
shqiptarët po i shpenzojnë
për shëndetësinë
po rritet me ritme mjaft
të larta. Sipas të dhënave, nga
Qendra Shqiptare për Tregti me
Jashtë, (ACIT), gjatë vitit të kaluar
Shqipëria importoi më shumë se
11 miliardë lekë ilaçe. Krahasuar
me vitin e kaluar, kjo shifër është
22 për qind më e lartë. Për vitin
2006, norma e rritjes së importeve
të barnave, krahasuar me një
vit më parë, ishte 20 për qind.
Por këto janë të dhënat e tregtisë
me shumicë. Burime zyrtare nga
Ministria e Shëndetësinë thonë
për "Shqip" se tregu me pakicë
i barnave në vend llogaritet në
rreth në më shumë se 17 miliardë
lekë ose afro 140 milionë euro.
Një shqiptar shpenzon mesatarisht
5 mijë lekë në vit për ilaçe.
Rritje po shënon edhe pjesa e
fondeve që shëndetësia merr nga
buxheti. Qeveria përcaktoi në
buxhetin e këtij viti 24.5 miliardë
lekë për shëndetësinë. Një vit më
parë shifra ishte 22.5 miliardë
lekë dhe në 2006-ën shpenzimet
publike për shëndetësinë ishin
19.4 miliardë lekë.
Më shumë nga të gjithë
Banka Botërore thotë se shqiptarët
janë nga konsumuesit më të
mëdhenj të barnave në Evropë.
"Vlerësimet e shpenzimeve farmaceutike
përllogariten në 23-
32 për qind të shpenzimeve të
përgjithshme për kujdesin shëndetësor
në Shqipëri", thuhet në
një studim të Bankës Botërore, ku
shtohet se mesatarja e vendeve
të Bashkimit Evropian për barna
është 14 për qind e totalit të fondit
për shëndetësinë. Amerikanët
shpenzojnë po kaq, 14 për qind
për medikamente. "Shqiptarët
shihen si konsumatorët më të
mëdhenj të ilaçeve dhe të alternativave
më të rënda të tyre. Nëse
bëhet një krahasim me vendet
evropiane, një recete përmban
një deri në dy barna për një
diagnoze të caktuar, ndërsa në
Shqipëri ky numër disafishohet",
thuhet në studim.
Tregu i rimbursuar, 24%
Një pjesë e mirë e shpenzimeve
për ilaçe mbulohen nga shteti
përmes Institutit të Sigurimeve
dhe Kujdesit Shëndetësor. Gjatë
vitit të kaluar, shuma totale që
qeveria pagoi për rimbursimin
e barnave ishte rreth 4 miliardë
lekë. Edhe për këtë vit shifra e
parashikuar për rimbursimet
pritet të jetë në nivele pak a
shumë të njëjta, me një rritje
të vogël. Por sipas të dhënave
të ISSH, vetëm për tre muajt e
parë të këtij viti shqiptarët kanë
konsumuar 1.38 miliardë lekë
barna. Në muajin janar janë
shpenzuar 337 milionë lekë, në
shkurt 346 milionë lekë dhe në
mars 354 milionë lekë. Tendenca
është në rritje, çka do të thotë se
shpenzimet e rimbursimit janë
në nivelet e tyre limit, madje
mund t‘i kapërcejnë ato.