Kreditë, 95 dosje i kalojnë Përmbarimit
Moshlyerja e kredive
nga qytetarët që kanë
marrë hua nga bankat
shtetërore dhe ato private ka
vënë në lëvizje edhe Zyrën e
Përmbarimit. Më shumë se 500
kredi rezultojnë të pashlyera
në rrethin e Korçës gjatë dhjetë
viteve të fundit. Kjo e ka çuar
Agjencinë e Trajtimit të Kredive
të kërkojë edhe ndërhyrjen e
Zyrës Përmbarimore për të bërë
vjeljen e tyre. Kreditorët që nuk
kanë shlyer borxhet ndaj bankave
janë të shumtë, ndërsa pjesa më
e madhe e tyre janë larguar në
emigracion. Por edhe pse kanë
marrë para nga bankat dhe nuk i
kanë kthyer gjatë dhjetë viteve të
fundit, ndërsa kryesisht kërkesat
kanë qenë për biznese të vogla
dhe mjete bujqësore, këtë herë
agjencia e trajtimit të kredive
ka vendosur me çdo kusht të
detyrojë personat debitorë të
derdhin shumat ndaj bankave.
Aktualisht, rreth 52 dosje i janë
çuar për ekzekutim Zyrës së
Përmbarimit në Korçë, 25 të tjera
në qytetin e Pogradecit dhe 20 për
zyrën përkatëse të Rrethit të Kolonjës.
Nga të dhënat e Agjencisë
së Trajtimit të Kredive vlera monetare
e borxhit të përgjithshëm
shkon në 513 milionë lekë. Dosjet
që janë më problematike dhe më
të vjetra i janë çuar për ekzekutim
Përmbarimit dhe në rastin
më të keq nuk përjashtohet as
mundësia që personat debitorë
të dërgohen për ndjekje penale.
Sipas përgjegjësit të kësaj agjencie,
Bujar Killo, po punohet intensivisht
për të bërë të mundur
kthimin e parave të pashlyera në
vite ndaj institucioneve bankare,
ku këta kreditorë kanë marrë kredi
pavarësisht nga shumat, edhe
pse në të shumtën e rasteve bëhet
fjalë për kredi të vogla. "Për çdo
kredimarrës kemi nxjerrë vendimin
e gjykatës dhe kemi çuar dosjet
për ekzekutim pranë zyrave
përmbarimore në rrethe, proces
i cili do të vazhdojë edhe pse deri
më tani në këto zyra kanë kaluar
në total 95 dosje ndaj kreditorëve
që kanë kredi të palikuiduara.
Këtu përfshihen jo vetëm bankat
shtetërore, por edhe ato private
dhe fondacionet e mikrokredive
që kanë kredimarrës që nuk
kanë derdhur detyrimet dhe nuk
kanë likuiduar shumat e marra",
tha Killo. Nga ana e Agjencisë së
Trajtimit të Kredive është bërë
edhe kërkesa për sekuestrimin e
pasurive të patundshme të kreditorëve
problematikë. Shumica
e tyre, pasi kanë marrë paratë, i
kanë përdorur për qëllime të tjera
nga ajo për të cilën kanë aplikuar
ndërsa janë larguar nga vendi dhe
ndodhen në emigracion, gjë që e
vështirëson më shumë edhe shlyerjen
e këtyre kredive. Një tjetër
problem është edhe fakti se shumë
nga kreditorët kanë vënë si
garanci pasurore shtëpi të vjetra
e të braktisura nëpër fshatra, të
cilat edhe në rast të sekuestrimit
nuk kanë asnjë vlerë.
nga qytetarët që kanë
marrë hua nga bankat
shtetërore dhe ato private ka
vënë në lëvizje edhe Zyrën e
Përmbarimit. Më shumë se 500
kredi rezultojnë të pashlyera
në rrethin e Korçës gjatë dhjetë
viteve të fundit. Kjo e ka çuar
Agjencinë e Trajtimit të Kredive
të kërkojë edhe ndërhyrjen e
Zyrës Përmbarimore për të bërë
vjeljen e tyre. Kreditorët që nuk
kanë shlyer borxhet ndaj bankave
janë të shumtë, ndërsa pjesa më
e madhe e tyre janë larguar në
emigracion. Por edhe pse kanë
marrë para nga bankat dhe nuk i
kanë kthyer gjatë dhjetë viteve të
fundit, ndërsa kryesisht kërkesat
kanë qenë për biznese të vogla
dhe mjete bujqësore, këtë herë
agjencia e trajtimit të kredive
ka vendosur me çdo kusht të
detyrojë personat debitorë të
derdhin shumat ndaj bankave.
Aktualisht, rreth 52 dosje i janë
çuar për ekzekutim Zyrës së
Përmbarimit në Korçë, 25 të tjera
në qytetin e Pogradecit dhe 20 për
zyrën përkatëse të Rrethit të Kolonjës.
Nga të dhënat e Agjencisë
së Trajtimit të Kredive vlera monetare
e borxhit të përgjithshëm
shkon në 513 milionë lekë. Dosjet
që janë më problematike dhe më
të vjetra i janë çuar për ekzekutim
Përmbarimit dhe në rastin
më të keq nuk përjashtohet as
mundësia që personat debitorë
të dërgohen për ndjekje penale.
Sipas përgjegjësit të kësaj agjencie,
Bujar Killo, po punohet intensivisht
për të bërë të mundur
kthimin e parave të pashlyera në
vite ndaj institucioneve bankare,
ku këta kreditorë kanë marrë kredi
pavarësisht nga shumat, edhe
pse në të shumtën e rasteve bëhet
fjalë për kredi të vogla. "Për çdo
kredimarrës kemi nxjerrë vendimin
e gjykatës dhe kemi çuar dosjet
për ekzekutim pranë zyrave
përmbarimore në rrethe, proces
i cili do të vazhdojë edhe pse deri
më tani në këto zyra kanë kaluar
në total 95 dosje ndaj kreditorëve
që kanë kredi të palikuiduara.
Këtu përfshihen jo vetëm bankat
shtetërore, por edhe ato private
dhe fondacionet e mikrokredive
që kanë kredimarrës që nuk
kanë derdhur detyrimet dhe nuk
kanë likuiduar shumat e marra",
tha Killo. Nga ana e Agjencisë së
Trajtimit të Kredive është bërë
edhe kërkesa për sekuestrimin e
pasurive të patundshme të kreditorëve
problematikë. Shumica
e tyre, pasi kanë marrë paratë, i
kanë përdorur për qëllime të tjera
nga ajo për të cilën kanë aplikuar
ndërsa janë larguar nga vendi dhe
ndodhen në emigracion, gjë që e
vështirëson më shumë edhe shlyerjen
e këtyre kredive. Një tjetër
problem është edhe fakti se shumë
nga kreditorët kanë vënë si
garanci pasurore shtëpi të vjetra
e të braktisura nëpër fshatra, të
cilat edhe në rast të sekuestrimit
nuk kanë asnjë vlerë.