Të ikësh kur je nr. 1
Në vazhdën e hapësirave mediatike
kushtuar Presidentit të "Top
Medias", Dritan Hoxha, revista
"Monitor", e përjavshmja e vetme ekonomike
në vend, i ka kushtuar profilit të tij
kopertinën e numrit të saj të fundit, në
këndvështrimin e një sipërmarrësi që diti
të arrijë majat e suksesit në kohë rekord.
"Të ikësh kur je numri 1", ky është titulli i
madh i revistës, e cila e nis shkrimin duke
theksuar se pasionin për "Ferrarin" e mishëroi
dhe në bizneset e tij. Intuita unike
në bizneset që ai ideoi e bënë Tanin që të
jetë pa dyshim numri 1 në treg në të gjitha
drejtimet. Në një shkrim special kushtuar
Presidentit të "Top Media"-s, "Monitor"
sjell një profil të gjatë të Dritan Hoxhës,
i cili, sipas saj, për një kohë të shkurtër
arriti të jetë i pari kur e nisi nga hiçi. Sipas
revistës, Dritan Hoxha ishte vetëm
24 vjeç kur u kthye nga emigracioni dhe
hapi biznesin e parë dhe në janar të vitit
1995 hapi fabrikën e kafesë, biznes të cilit
iu kushtua tërësisht. Por ambicia e tij për
median e shtyu që në vitin 1998 të hapte
"Top Albania Radio"-n, radio e cila shumë
shpejt u bë mjeti më masiv i komunikimit
në Shqipëri. Ajo u pasua tre vjet më pas
nga "Top Channel", i cili sapo u fut në treg
zotëroi audiencën më të lartë. Por idetë
dhe projektet e biznesmenit të suksesshëm
nuk mbaronin këtu. "Top Channel"
u pasua nga suksesi i radhës, gjigandi
mediatik "DigitAlb", i cili u mirëprit nga
të gjithë shqiptarët. Menjëherë pas platformës
së vetme satelitore në vend, lindi
gazeta e përditshme "Shqip". Filozofia e
punës në grup, delegimi i kompetencave
dhe pavarësia editoriale ishin një filozofi
e menaxhimit dhe drejtimit ndryshe. Nuk
pati nevojë për mbështetje të ndonjë
lobi politik apo biznesi, shkruan më tej
"Monitor", por duke krijuar modele unike
biznesi, sa më pas të gjithë përpiqeshin
ta kopjonin.