E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi tani mundësi deklarimi online të detyrimeve tatimore

• Tashmë biznesi mund t’i deklarojë në mënyrë elektronike detyrimet e tij tatimore. Gjatë një takimi të zhvilluar dje me tatimpaguesit e mëdhenj, kreu i administratës tatimore Arben Sefgjini deklaroi se:

 “Kanë përfunduar procesin e regjistrimit elektronik 258 tatimpagues të degës së tatimpaguesve të mëdhenj”. Sipas tij gjatë muajit mars 2008, kanë deklaruar në mënyrë elektronike sipas llojit të tatimit, për TVSH-në 100 tatimpagues, për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore 87 tatimpagues, për tatimin mbi të ardhurat personale 90 tatimpagues, për tatimin mbi fitimin 40 tatimpagues. “Aktualisht, në total janë mbi 4.000 formularë, të shkarkuar nëpërmjet internetit sipas llojit të tatimit”, - u shpreh drejtori Arben Sefgjini. Gjithashtu për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar pranë degëve të tatimeve Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat e Lushnje, tashmë mundësohet shkarkimi i formularëve të deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore. Gjatë takimit të djeshëm kreu i administratës tatimore ka bërë edhe bilancin e 3-mujorit të parë të vitit. “Për këtë tremujor janë arkëtuar 24 për qind më shumë të ardhura tatimore se e njëjta periudhë vitit e 2007”ka thënë ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›