E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, maskat grabisin kosovarët

• PUKE – Dy të rinj kosovarë bien pre e maskave në rrethin e Pukës. Burime nga komisariati i qytetit pohojnë se, 30 minuta pas mesnatës së të enjtes, dy persona me armë u kanë dalë para udhëtarëve që kishin si destinacion Tiranën.

Maskat kanë shfrytëzuar një segment të rrugës Fushë-Arrëz Pukë, i cili është tepër i vështirë, duke detyruar udhëtarët të ndalojnë makinën. Nën kërcënimin e armëve, ata u kanë marrë atyre 50 euro që kishin me vete dhe një telefon celular. Vetëm atëherë janë lejuar që të vazhdojnë rrugën. Por, sapo kanë arritur në qytet, kosovarët kanë denoncuar në polici ngjarjen që u kishte ndodhur 3 km pa hyrë në Pukë. Policia është vënë në kërkim të autorëve, por vonesa në lajmërim, errësira dhe mungesa e orientimit të saktë për vendin ku janë grabitur ka vështirësuar shumë identifikimin dhe kapjen e tyre.                                                r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›