“Shëtitja” me kokën e Dajës, Apeli rrëzoi akuzën e bandës së Bares
• TIRANE - Vendimi i Gjykatës së Apelit për të rrëzuar akuzën e dhunimit të kufomës së Artur Dajës ndaj të akuzuarve të “Bandës së Lushnjës”, është bërë dje shkak që avokati
mbrojtës i të pandehurve të kërkojë përjashtimin e trupit gjykues të Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Mbrojtësi Vladimir Meçe paraqiti në gjykatë një vendim të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, shpallur më 20 mars të këtij viti, në të cilin thuhej se mbi të akuzuarit si anëtarë të kësaj bande nuk duhej të ngrihej akuza e dhunimit të kufomave, pasi kanë kaluar afatet ligjore gjatë të cilave mund të hetohet dhe gjykohet vepra penale. Tashmë te Krimet e Rënda po gjykohen një pjesë tjetër e anëtarëve të “Bandës së Lushnjës”: Arben Boriçi, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Aliço, Rexhep Gina dhe Agur Musaku, i cili njihet edhe si Jorgo Muzaka. Mbi këta të pandehur rëndojnë akuzat e kryerjes së disa prej krimeve më të rënda të ndodhura në Lushnjë nga viti 1997 deri më 2002. Ndërsa duke u nisur nga vendimi i Apelit, avokati Meçe, i cili mbron pjesën më të madhe të të akuzuarve, pohoi se në këtë gjykim tjetër duhet të pushohej akuza e dhunimit të kufomës së Artur Dajës, ngjarje kjo e ndodhur më 21 tetor 1998 në Lushnjë. Kjo, sipas avokatit, nuk mund të rihapej nga Prokuroria në kohën kur kishin skaduar të gjitha afatet ligjore. Ndërkohë më tepër avokati pohoi se në fund të gjykimit të pjesës tjetër të bandës, Prokuroria për Krime të Rënda duke u bindur se kjo vepër ndodhej jashtë afateve ligjore tërhoqi akuzën, ndërsa gjykata duke shkelur ligjet vendosi dënimin e të pandehurve. Kurse Apeli duke e gjykuar të drejtë kërkesën e Prokurorisë së Shkallës së Parë, kishte vendosur të pushonte gjykimin për këtë akuzë. Trupi gjykues i kësaj çështje pas kërkesës së avokatit, pohoi se do të shprehej me vendimin përfundimtar, ndërsa avokati Meçe kërkoi dorëheqjen e të gjithë gjyqtarëve nga kjo çështje. Tashmë kërkesa do i dorëzohet kryetarit të gjykatës, i cila pas ciklimit të saj do urdhërojë nënshtrimin e procedurave të shortit elektronik për t’i caktuar gjykatësin që do e shqyrtojë. Në këtë proces, Krimeve të Rënda u është dashur të kërkojnë delegim gjyqtarësh, pasi të gjithë togat e zeza të këtij institucioni janë konsumuar me këtë proces me rreth 20 të pandehur. fa.ma.