SHBA, policia: Artur Shehu u vra
• Artur Shehu, 33-vjeçari i gjetur i vdekur mbrëmjen e së martës në liqenin Miçigan të Çikagos në SHBA është vrarë nga persona të dytë.
Kjo hedh poshtë pistën e një vetëvrasjeje të mundshme nga ana e Shehut, duke hapur hetimin për krim kundër personit. Lajmi është konfirmuar për mediat lokale të Çikagos nga zyrtarë të lartë të policisë vendase. Duke iu referuar këtyre burimeve një nga këto media ka pohuar se: “Njeriu, trupi të cilit u gjet nga një person që shëtiste, mbrëmjen e së martës në liqenin Miçigan të Çikagos, ishte goditur me armë zjarri në kokë, ashtu si dhe prindërit e tij dhe vdekja e tij është cilësuar si ‘vrasje’”. Po sipas këtyre burimeve, trupi dukej sikur kishte disa kohë në liqen. Policia e njësisë detare ishte ajo që e nxori trupin nga liqeni, ndërsa me hetimin po merren detektivët e zonës së Belmontit. sh.d.