E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesmenë shkodranë falenderojnë Kryeministrin për nismën e KESH-it për të mos kufizuar energjinë për biznesin

Gjatë vizitës në zonën industriale, Kryeministri Berisha mori falenderime nga biznesmenë shkodranë për nismën e KESH-it për të mos i kufizuar energjinë elektrike biznesit. Në bashkëbisedimin me sipërmarrës, drejtues dhe punonjës të aktiviteteve prodhuese atje, Kryeministri theksoi se zona industriale edhe në këtë situatë ka marrë furnizim të pandërprerë dhe kjo është meritë e KESH-it, i cili ka zbatuar plotësisht direktivën e qeverisë. Zonat turistike dhe industriale, - tha Kryeministri, - janë pothuajse të paprekura nga problemet e mëdha energjetike që po përballon Shqipëria dhe rajoni.

Kryeministri tha se qeveria është e vendosur në politikën e saj miqësore ndaj biznesit, politikë që e ka vendosur Shqipërinë në fokusin më të mirë të biznesit vendas dhe ndërkombëtar. "Në këto dy vjet, - u shpreh Kryeministri, - janë bërë vetëm hapat e para, sepse qeveria do të ndërmarrë hapa të tjerë shumë më të fuqishëm në muajt e vitet që vijnë, në mënyrë që Shqipëria të jetë vendi më tërheqës për investitorët e huaj."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›