E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendime të miratura në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi një sërë projektligjesh dhe vendimesh të rëndësishme

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES MINERARE TË SHFRYTËZIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 44 e 69, të ligjit nr.7796, datë 17.2.1994, "Minerar i Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e marrëveshjes minerare të shfrytëzimit, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë "Cementos Aguila", shpk, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË FINANCAVE, PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË DOGANAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Financave, për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista përbëhet nga 16 (gjashtëmbëdhjetë) fletë dhe përfundon me numrin rendor 14 (katërmbëdhjetë).

2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Doganave dhe kryeregjistruesi i Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K RY E M I N I S T R I

SALI BERISHA

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË FINANCAVE, PËR AGJENCINË E TRAJTIMIT TË KREDIVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

3. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Financave, për Agjencinë e Trajtimit të Kredive, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista përbëhet nga 10 (dhjetë) fletë.

4. Ngarkohen ministri i Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive dhe kryeregjistruesi i Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K RY E M I N I S T R I

SALI BERISHA

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.244, DATË 7.3.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR CAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE PËR VITIN 2007 NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3 e 7, të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007, "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit", dhe të nenit 10, të ligjit nr.9465, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në pikën 1, të vendimit nr.244, datë 7.3.2007, të Këshillit të Ministrave, të bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Pika 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

"1. Numri i punonjësve buxhetorë për vitin 2007, për ministritë dhe institucionet qendrore, për periudhën 1 shtator-31 dhjetor 2007, bëhet 102 159 punonjës.".

b) Lidhja nr.1, që përmendet në pikën 1 të vendimit zëvendësohet me lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, ku numri i punonjësve buxhetorë për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, për vitin 2007, bëhet 1 000 punonjës, dhe numri i punonjësve buxhetorë për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për vitin 2007, bëhet 1 250 punonjës.

2. Ngarkohen Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË SHTOJCËS "B", PROJEKTI "REHABILITIMI I AKSIT RRUGOR SARANDË-KONISPOL", TË MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË GREQISË, PËR PROGRAMIN 5-VJEÇAR TË ZHVILLIMIT, 2002-2006, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të shtojcës "B", projekti "Rehabilitimi i aksit rrugor Sarandë-Konispol", (40,5 km), të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për programin 5-vjeçar të zhvillimit, 2002-2006, të ndryshuar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE, PËR STATUSIN E FORCAVE USHTARAKE SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për statusin e forcave ushtarake shqiptare.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›