E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha viziton ekspozitën e piktorëve të shoqatës Kol Idromeno

Në përfundim të takimeve të tij në Shkodër, Kryeministri Berisha u ndal në Muzeun Historik të këtij qyteti, ku vizitoi ekspozitën e piktorëve të shoqatës "Kol Idromeno". Kjo ekspozitë u hap në shenjë mirënjohjeje nga artistët shkodranë me rastin e vizitës së Kryeministrit. Ekspozita përmbante 40 piktura të punuara nga anëtarët e kësaj shoqate. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri vlerësoi kulturën e qytetit të Shkodrës, të cilën e konsideroi si shpirti i këtij qyteti. "Të vizitosh Shkodrën duhet patjetër të ndalesh në shpirtin e saj, që është kultura. Sot ne sapo përfunduam vizitën e një ekspozite të shkëlqyer dinjitoze për Shkodrën, për trashëgiminë e saj kulturore, për gjininë e saj krijuese, dinjitoze për mbarë kombin, prandaj kjo ekspozitë me këta piktorë morën vlerësimet më të mëdha në kryeqytetin e Europës në Bruksel", u shpreh Kryeministri. Ai përgëzoi të gjithë anëtarët e shoqatës, që mban emrin e piktorit të njohur Kol Idromeno, për pasurimin e trashëgimisë së tij me vepra të reja. Kryeministri shprehu angazhimin e qeverisë për të ridimensionuar të gjitha institucionet kulturore të këtij qyteti, të cilat i bëjnë dritë jo vetëm Shkodrës, por mbarë kombit. "Unë ju ftoj të punojmë bashkërisht në mënyrë që të krijojmë të gjithë hapësirat e nevojshme që shpirti juaj krijues të paraqitet para qytetarëve të Shkodrës dhe mbarë qytetarëve shqiptarë, që vizitojnë këtë qytet mijëravjeçar. Urimet më të përzemërta për punën e shkëlqyer që keni bërë", tha Kryeministri. Shoqata e piktorëve "Kol Idromeno" i dhuroi Kryeministrit një pikturë në të cilin ishin shkrirë pamjet më tërheqëse të Shkodrës, si kalaja e Rezafës dhe lumi i Bunës, duke formuar një tablo të mrekullueshme, të cilën Kryeministri e pranoi me kënaqësi. Gjithashtu përfaqësuesit e fabrikës së prodhimit të maskave "Arlekino", e cila së fundmi ka krijuar edhe një ndërmarrje të prodhimit të qelqit, i dhuruan Kryeministrit Berisha dy objekte kristali, produkte të saj. Nga ana e tij, kryetari i shoqatës së piktorëve "Kol Idromeno", duke shprehur kënaqësinë për vizitën e Kryeministrit, tha se hapja e kësaj ekspozite ishte një shenjë simbolike mirënjohjeje. "Ishte kënaqësi e madhe kur morëm vesh se zoti Berisha donte të takonte piktorët shkodranë. Atëherë ne e shpërblyem me një ekspozitë simbolike," tha kryetari i shoqatës, Nikolin Luci. Shoqata e piktorëve "Kol Idromeno" ka kohë që është krijuar dhe mban emrat e tre brezave të piktorëve. Kjo shoqatë mban emrin e piktorit më të famshëm të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai lindi në Shkodër, ku dhe mësoi elementet e para të fotografisë nga Pjetër Marubi

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›