E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmenët: Ndërhymë për tenderin, por jo me para

 Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Prokurimeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Bujar Murati, i arrestuar për korrupsion me tendera do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Mbyllja e hetimeve do të gjejë në qeli dhe katër prej të arrestuarve të tjerë: dy zyrtarët Redi Popescu e Tahir Imami dhe biznesmenët Artan Berberi e Jani Gjergjefi. Ndërsa biznesmeni i tretë i prangosur Agur Sadiku do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjashtë të arrestuarit e operacionoit policor “Prokurimi i fundit” tre ditë më parë u paraqitën u njohën dje me vendimin e gjykatës që caktoi masën e sigurisë në të cilët do të qëndrojnë. Bazuar në provat e paraqitura nga palët, gjyqtarja Elona Gjoka vendosur lënien në “arrest me burg” për pesë prej tyre, përfshi edhe drejtorin Murati, ndërsa në masën e sigurisë “arrest shtëpie” biznesmenin Sadiku.SEANCANjëri pas tjetrit, tre zyrtarët dhe tre biznesmenët e arrestuar pasditën e së martës u paraqitën dje para togave të zeza të gjykatës së Tiranës. Burime pranë seancës me dyer të mbylluar për publikun sqaruan se asnjëri nga të akuzuarit nuk pranoi akuzat e ngritura nga prokuroria për ta. Sipas burimeve, biznesmenët e akuzuar pranuan para gjykatës se kishin ndërhyrë në tendera, por jo duke paguar rryshfet. Zyrtari i ministrisë së Brendshme, i ministrisë së Integrimit dhe i Gardes së Republikës nuk kanë pranuar të flasin para gjykatës, duke lënë mbrojtësit ligjorë të shfaqnin pretendimet e tyre. Burime pranë gjykatës bënë të ditur se disa nga të pandehurit pretenduan në seancë se  arrestimi i tyre ishte bërë jo konform ligjit. Sipas tyre, ata ishin prangosur nga policë të maskuar ç’ka kishte krijuar tek ta terror dhe ndjesi frike. Ndonëse të gjithë avokatët mbrojtës i kërkuan gjykatës masë më të lehtë sigurie se ajo e “arrestit me burg” për klientët e tyre, kryesuesja e seancës e pranoi atë vetëm për të pandehurin Agur Sadiku. KORRUPSIONIMbrëmjen e së martës Zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agron Kuliçaj publikoi arrestimin e Bujar Muratit, zyrtar i lartë në ministrinë e Brendshme, Redi Popescut, specialist në Ministrinë e Integrimit, Tahir Imami, zyrtar në Gardën e Republikës dhe tre biznesmenët Artan Berberi, Jani Gjergjefi e Agur Sadiku. Sipas policisë, tre biznesmenët ishin fitues në një tender me vlerë totale prej 175 milionë lekë të reja, të organizuar nga Bujar Murati. Sipas organit të akuzës, tre biznesmenët duke u ndërmjetësuar nga Redi Popescu kanë paguar 125 mijë euro për t’u shpallur fitues të tenderit. Tenderi në fjalë ishte për blerjen e uniformave të ministrisë së Mbrojtjes, Gardës së Republikës, Drejtorsë së Përgjithshme të Burgjeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ministrisë së Brendshme dhe Kapitanerisë së Përgjithshme e Porteve.Të akuzuarBujar Murati Redi Popescu Tahir Imami  Artan Berberi Jani Gjergjefi Agur Sadiku Basha: Pranga zyrtarëve,operacion i mirëorganizuar  TIRANE – Arrestimi i gjashtë zyrëtarëve dhe biznesmenëve për tenderat e uniformave të ministrisë së Brendshme është komentuar dje nga ministri Lulzim Basha. Duke e konsideruar si sukses, falë metodave speciale të hetimit dhe zbulimit të veprave penale, Basha tha se: “Mund t’iu them se ky operacion i koordinuar nga strukturat më të specializuara të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe ashtu si çdo operacion tjetër antikorrupsion në të kaluarën dhe në të ardhmen, reflekton parametrat më të larta të veprimtarisë së strukturave përkatëse”. Më tej ministri i Brendshëm Basha duke komentuar arrestimin e zyrtareve të dikasterit që drejton, si dhe paralajmërimin e organit të akuzës për arrestime të tjera, pohoi se jo vetëm në Ministrinë e Brendshme do të ketë arrestime, por edhe në pjesë të tjera të administratës në kuadër të luftës antikorrupsion. “Ky është vetëm një hap, ose një veprim i vetëm me shtrirje shumë më të gjerë, që ka lufta kundër korrupsionit, përsa i përket zbulimit dhe goditjes, por edhe marrjes së masave për parandalimin e tij, në çdo fushë, duke filluar që nga fusha e Rendit, Ministria e Brendshme dhe absolutisht në çdo fushë tjetër”, përfundoi ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Ndërkohë operacioni i mesditës së të hënës u zhvillua pas hetimeve intensive të kryera nga prokuroria e kryeqytetit ndaj të pandehurve. Veç përgjimit të telefonave të tyre, prokuroria arriti të mblidhte edhe mjaft prova në ngarkim të të akuzuarve. fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›