“Tirana Bank” dhurata për fëmijët
Në kuadër të festave të fundvitit Tirana Bank iu gjend pranë me dhurata fëmijëve të fshatit SOS. “Fshatrat e Fëmijëve SOS” është një organizatë që ofron mbështetje për fëmijët pa kujdes prindëror apo të rrezikuar për ta humbur kujdesin prindëror. Programet kryesore të “Fshatrave të Fëmijëve SOS” janë Fshati i Fëmijëve SOS, projektet e Fuqizimit të Familjes dhe projektet për Komunitetet Rinore SOS. Kjo festë e gëzueshme u zhvillua pranë ambienteve të Fshatit të Fëmijëve SOS, me pjesëmarrjen e fëmijëve pa kujdes prindëror dhe në rrezik për ta humbur atë, përfaqësuesve të “Tirana Bank” dhe të ftuar të tjerë.“Tirana Bank” prej dhjetë vitesh mbështet me anë të sponsorizimeve të ndryshme fëmijët e Fshatit të Fëmijëve SOS në kuadër të projekteve të përgjegjësisë sociale, që janë në mbështetje të komunitetit dhe shtresave në nevojë. Në këtë festë, “Tirana Bank” ofroi edhe një herë kontributin e saj bujar dhe mori mirënjohje nga organizata ‘Fshatrat e Fëmijëve SOS’ dhe fëmijët që u buzëqeshën marrjes së këtyre dhuratave.