Biznesmenët më pak optimistë për 2005-ën
05/01/2005 Sektori i prodhimit ka mundur të shfrytëzojë 6 për qind më pak kapacitetet e veta prodhuese, vetëm për shkak të mungesës së energjisë gjatë vitit 2004. Kjo ka bërë që firmat prodhuese ta rreshtojnë çështjen e energjisë në faktorët e parë problematikë që ulin optimizmin e tyre në 2004-ën. “Ky faktor ka një ndikim sezonal, megjithatë, krahasuar me një vit më parë, ky faktor është përsëri 3% më i ulët, çka tregon për një përmirësim të furnizimit të energjisë elektrike për bizneset e sektorit të industrisë përpunuese”, bëjnë të ditur specialistë të Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim. Viti 2004 ka patur të gjatë listën e ankesave të biznesit, një pjesë e të cilave u folën dhe përfolën gjatë në Paketën Fiskale 2005. Por një pjesë e mirë e problemeve të biznesit, mbeten çështje që nuk zgjidhen me diskutime qeveritare brenda paketës dhe, duket se nuk kanë shansin për t’u zgjidhur as në 2005-ën. Kështu anketimi i fundit i Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim në Tiranë, tregoi se bizneset janë shumë pak optimiste për sa i takon zgjidhjes së problemit të energjisë dhe infrastrukturave, ndërkohë që legjislacioni lë shumë për të dëshiruar. Indeksi i optimizmit ka shënuar një rënie të ndjeshme dhe duket se premtimet për disa lehtësira fiskale në 2005-ën nuk e kanë ndryshuar këtë realitet.
Kështu industritë e lehta dhe ato përpunuese kanë reflektuar një rënie të ndjeshme të besimit, që duke u krahasuar vetëm me fillimin e vitit 2004, ka një rënie prej 3 për qind. Krizat e 2004-ës, që nuk mbetën vetëm brenda sektorit të energjisë, por prekën dhe hidrokarburet goditën rëndë industritë, të cilat varen nga faktori i energjisë ose i naftës. Duket se prodhimet e tyre kanë pësuar një rritje të ndjeshme të kostos, duke sjellë probleme financiare për një pjesë të madhe të firmave që operojnë në këtë sektor dhe që duket se kanë akoma inatin e çmimit të lartë të naftës dhe atë të energjisë. Të gjithë treguesit, si ai i prodhimit apo i kontraktimeve me firmat e tjera, kanë shënuar një ulje, duke u krahasuar me fillimin e vitit dhe duke dhënë një prognozë jo shumë të kënaqshme për këtë vit. Ndërkaq, 2005 fillon me një paketë fiskale më të favorshme për biznesin, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për çmimin e energjisë elektrike, që do të pësojë rritje në janar.