Solis: Dëshira brenda mundësive
05/01/2005 Në ndihmën që Shqipëria do të japë për vendet e Azisë promotore do të jetë shëndetësia dhe mjekët do të mbajnë peshën kryesore. Për Shqipërinë, ushtarët që shkojnë në Irak, këtë herë do të “zëvendësohen” nga mjekët që do nisen për në Azi. Se si do të organizohet kjo ndihmë, shpjegon për gazetën “Metropol”, ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, i cili, gjithsesi thekson se janë hedhur vetëm piketat e para.
Zoti ministër, çfarë është vendosur deri tani për ndihmën që do t’i jepet Azisë?
“Sot është bërë një takim edhe me përfaqësues të disa ministrive me lëvizjen ‘Mjaft’, si përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, të Mbrojtjes, të Institutit të Shëndetit Publik, komunitetit të biznesit, fondacioneve dhe shoqatave humanitare, për të bërë një rakordim për ndihmën që do të japim. Për këtë çështje kemi biseduar sot dhe kemi marrë udhëzime si nga Kryeministri dhe nga zëvendëskryeministri.
Ku do të konsistojë dhe sa do të jetë kjo ndihmë?
Ne duhet të matemi mirë përpara se të vendosim se sa do të jetë kjo ndihmë. Katastrofa në Azi është tepër e madhe dhe asnjë prej vendeve nuk mund të thotë se “ne jemi të varfër”. Ndërkohë, nesër do të zhvillohet edhe një takim tjetër me grupin e punës me komunitetin e biznesit dhe shoqatat humanitare që veprojnë tek ne. Duke parë edhe se sa do të jetë kontributi i tyre, do të planifikojmë ndihmën që do të japim, që do të jetë kryesisht në medikamente, mjekë dhe infermierë. Se sa do të jetë numri i mjekëve, këtë nuk mund ta them, pasi do të shihet në ditët në vazhdim.
Të çfarë specialiteti do të jenë këta mjekë?
Por, aktualisht, Azia rrezikohet nga kolera dhe sëmundje të tjera epidemike, rrjedhimisht dhe mjekët do të jenë kryesisht të specializuar për sëmundjet infektive. Por duhet patur parasysh që dëshira të shihet brenda mundësive. Dëshira është e madhe, por llogaritjet duhen bërë saktë. D.Xh.