E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fatura e gazit më e shtrenjtë se e dritave

05/01/2005  Përpjekjet e qeverisë për të rritur konsumin e gazit të lëngshëm, që shoqërohet me uljen e çmimit të saj në treg, kanë shkuar dëm. Konsumi i energjisë elektrike ka shënuar rritje që prej nëntorit, ku çmimi i gazit shënoi një rritje, duke u bërë i pavaforshëm për konsumatorët e thjeshtë. Konsumi më i madh i energjisë elektrike, sipas studimeve të AKE-së, shkon te sektori rezidencial, ku llogaritet se 60% e energjisë përdoret për ngrohje. Por konsumatorët kanë bërë një hesap të thjeshtë, ku ka dalë se kosto e përdorimit të energjisë është më e vogël se ajo e gazit të lëngshëm. Aktualisht, në tregun vendas një litër gaz shitet me 1200 mijë lekë nga 1000 lekë që ka qenë deri në tetor të këtij viti. Kjo ka bërë që një bombul gazi 10-litërshe të shitet me 12 mijë lekë të vjetra, nga 10 mijë lekë. Por, ndërkaq, një familje përdor minimalisht katër bombula në muaj për t’u ngrohur me gaz dhe një për të gatuar, që do të thotë se buxheti i tyre të përballojë një faturë prej 55 mijë lekësh të vjetra. Ndërkohë, duke konsumuar energji pak me kursim, fatura në shtëpi vjen në vlerën e 50 mijë lekëve të vjetra, edhe pse tejkalohet norma prej 200 kilovatësh. Ajo çfarë përfiton konsumatori është dhe eliminimi i procedurave tepër të rënduara për të mbushur dhe siguruar bombulat me gaz. Ndërkaq, Qeveria, duke marrë vendimin për të hequr taksën doganore për gazin e lëngshëm, ka humbur vetëm në 2004-ën rreth 100 milionë lekë të vjetra. Megjithatë humbja e llogaritur nga heqja e taksës në 2004-ën është 400 milionë lekë të vjetra. Nga ana tjetër duket se ky vendim jo vetëm që nuk e ka ulur normën e konsumit të energjisë, por përkundrazi, vetëm sa ka favorizuar tregtarët e gazit të lëngshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›