“Unë, shqiptari i parë që do shkoj vullnetar në Azi”
05/01/2005 Ndoshta është mjeku i parë shqiptar që ka shprehur dëshirën për të shkuar të ndihmojë vendet e prekura nga Tsunami. Eshtë 52 vjeç, jeton në Durrës dhe ka kohë që nuk e ushtron profesionin. Mëhill Çuni është i gatshëm të lejë familjen me katër fëmijë si dhe nënën, që, sipas tij, me sëmundjen që ka vështirë ta gjejë gjallë kur të kthehet. Një humanizëm i tillë vështirë se kuptohet nga njerëz të tjerë, që nuk e kanë veshur bluzën e bardhë të mjekut.
Keni shprehur gatishmërinë për të vajtur në Azi?
Nga koha kur shumë shtete në Azi u goditën nga fatkeqësia natyrore, e cila mori jetën e qindra jetëve dhe vuri në provë gatishmërinë e humanizmit ndërkombëtar për të qenë pranë popujve që rrezikohen nga epidemitë, përjetoj si dhe popujt e atjeshëm fatkeqësinë. Ndërsa profesioni më thërret, ndjenja prindërore më shtyn të kërkoj dhe gjej çdo rrugë që më dërgon sa më parë në vendin e fatkeqësisë. Po të qe se rruga do të ishte më e shkurtër, unë do të veja në këmbë, por... Vendet e goditura nga tërmeti rrezikohen nga epidemitë dhe unë dua të jap ndihmesën time profesionale si mjek dhe të jem pranë familjeve në nevojë. Nëse një gjë e tillë do të realizohet, unë do të jem njeriu më fatlum të përfaqësoj atdheun tim, flamurin shqiptar dhe humanizmin e vendit tonë.
Keni marrë parasysh të papriturat dhe rreziqet?
Unë kam katër fëmijë. Jetoj në një ndërtesë përdhese në lagjen 16 të Durrësit, që nga viti 1996, kur edhe jam transferuar nga Mirdita. Këtu edhe shërbej në mënyrë humanitare për komunitetin, kryesisht të ish-Kënetës. Kam dhe nënën 72-vjeçare të sëmurë, të cilën nuk e di nëse do e gjej, pasi ajo vuan nga zemra. Por për diçka të jeni të sigurtë. Edhe nëse do të vdes duke shërbyer për të shpëtuar jetën e atyre njerëzve, të cilëve u ka rënë fatkeqësia më e madhe, për mua do të ishte kënaqësi. Ne, bluzat e bardha, i përjetojmë shumë ngjarje të tilla dhe jemi të bindur se në raste të tilla kemi detyrim të jemi atje, ku njerëzit lëngojnë dhe kërcënohen nga shpërthimi i sëmundjeve vdekjeprurëse. Unë nuk kam para që të jap ndihmesën time, por kam një armë tjetër, atë të profesionit. Kam 27 vite punë dhe besoj se kjo mjafton për të justifikuar dëshirën.
Sigurisht që mendoni edhe të fitoni ca para për Shërbimin?
Vërtetë jetoj në një shtëpi të vogël dhe, aktualisht, jam pa punë. Megjithatë, unë kam shprehur vullnetarizëm dhe nëse do të shkoj do të ha supë bashkë me familjet fatkeqe. Ndjenjën time humane e kam shfaqur që në vitin 1970, kur kam veshur për herë të parë rrobën e bardhë të mjekësisë. Kam shërbyer në zonat e thella si në Kukës, Shëmri, Fan të Mirditës e shumë vende. Kam kryer punën e mjekut, ndihmësmjekut dhe mamisë, pasi në këto zona edhe sot mjekësia nuk ka personelin e mjaftueshëm. Deputetit Gjergji Koja, por edhe drejtues të spitalit të Durrësit, të cilët nuk më kanë afruar punë që prej shumë viteve, e njohin përkushtimin tim. Mua më ka marrë malli të shërbej. Mjerimi i çdokuj fillon dhe mbaron kur ai kërkon të vendosë kapital përmes fatkeqësive të të tjerëve.