E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë është Tsunami dhe si krijohet ai

05/01/2005  Fjala tsunami vjen prej japonishtes, tsu=liman, skelë dhe nami=valë, dallgë. Tsunami është një dallgë e madhe e shkaktuar nga lëvizja e menjëhershme dhe në shkallë të gjerë e fundit të detit, që rezulton në zhvendosjen e një volumi të madh uji. Shkaku mund të jetë një tërmet, vullkan apo rrëshqitje nënujore. Efekti i kësaj lëvizjeje në oqean ose në det të hapur mund të mos vihet re, sepse dallga mund të jetë vetëm një metër ose edhe më pak, sidoqoftë, për shkak të energjisë së madhe që krijohet gjatë këtij fenomeni, kur dallgët arrijnë në ujëra të cekëta apo në gjire, efektet mund të jenë katastrofike. Dallgët mund të udhëtojnë me disa qindra kilometra në orë (600-900 km/orë) dhe të arrijnë lartësinë 15-30 metra. Në 1933-shin një tërmet shkaktoi tsunami me dallgë deri në 27 metra lartësi dhe si pasojë me mijëra vetë vdiqën në brigjet e Japonisë. Rreth 10 orë më vonë dallgët u regjistruan edhe në San Francisko, pasi kishin përshkuar gjithë Oqeanin Paqësor. Zakonisht, tsunami krijohet nga tërmete nënujore me 8 shkallë Richter e sipër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›