Konkurrenca, 16 banka luftojnë për tregun
02/06/2005 Viti që u mbyll e gjeti sistemin bankar në vënd me 16 banka në treg dhe një konkurrencë të egër bankare. Gjatë këtij viti sistemi bankar ne shqipëri u karakterizua nga zhvillime dinamike si në drejtim të rritjes se numrit të bankave që veprojnë në treg ashtu edhe në drejtim të zgjerimit të rrjetit bankar në zona te ndryshme të vendit. Sot numërohen rreth 16 banka, 2 prej të cilave me kapital vendas dhe 14 me kapital të huaj.
Ajo çfarë u vu re në 2004 në sistemin monetar është presioni mbivlerësues mbi lekun i ndikuara edhe nga stabiliteti makroekonomik i vendit, nga rritja e besimit në monedhën vendase dhe nga ndikimi më i madh i efeketeve sezonale. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, ekzistojnë disa faktorë afatgjatë, veprimi i të cilëve ka ushtruar ndikim në forcimin e vlerës së lekut. Disa prej këtyre janë, fillimi i turizmit më herët se vitet e mëparshme, rritja e prodhimit bujqësor dhe ulja e kërkesës për importe të mallrave bujqësore, të cilët kanë ndikuar ofertën dhe kërkesën për valutë të huaj në krahun e mbivlerësimit të lekut. Gjithashtu zhvillimet në tregun valutor ndërkombëtar janë reflektuar në tregun tonë valutor. Kështu gjatë vitit 2004 BK (Banka e Shqipërisë)ka ndërhyrë në këtë treg, në krahun e blerjes së valutës, në përpjekje për të shmangur luhatjet që kursi i këmbimit shfaqi kryesisht gjatë periudhës së verës dhe fundvitit. Rritja e depozitave në lekë, ka krijuar premisë për rritjen e likuiditetit të bankave dhe për zgjerimin e aktivitetit të tregut ndërbankar. Normat e ulëta të inflacionit kanë bërë që norma reale e interesit të qëndrojë afër niveleve historike, megjithë uljen e interesit nominal. Kjo ka ndikuar në ruajtjen e normave të larta të rritjes vjetore të depozitave me afat në lekë. Gjithashtu viti 2004 dëshmoi një përforcim të interesit të sistemit bankar për të investuar në letra me vlerë në afate më të gjata siç janë obligacionet dyvjeçare. Ndërkohë që normat e interesave të depozitave në valutë kanë demostruar tendencë të kundërt me atë të depozitave në lekë gjatë 2004.
Ndërkaq, mund të thuhet që Bankat në Shqipëri dhe sidomos Raiffeisen kanë marrë një sërë projektesh për përmirësimin në procedurat dhe funksionim e tyre. Disa prej këtyre janë: vendosja e një asistence në fushen e shënjestrimit të inflacionit, kryqëzimi i pagesave të vogla, i cili do t’i shërbejë modernizimit të mëtejshëm të pagesave, transferimi i pagave të personelit të administratës publike në një llogari bankare. Në këtë kuptim ka hapësira për të rritur më shumë përdorimin e karatave elektronike, për të cilat një pjes e bankave janë treguar mjaft aktive. Kështu mund të thuhet që gjendja financiare e sistemit bankar në fund të 2004 tregohet e mirë. Treguesi kryesor i rentabilitetit ka pasur një ecuri përgjithësisht të qëndrueshme, duke reflektuar rritjen e kujdesshme të sistemit bankar në tërësi dhe zgjerimin e aktivitetit të shumicës së bankave me produkte dhe prani më të madhe në treg.