E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmeni i jep fund jetës dhe lë një letër: I kërkoj falje familjes

Një biznesmen 55-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është vetëhelmuar në ambientet e firmës së tij. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme kur Gjergji Kerri, 55 vjeç, banues në Rrugën e Elbasanit është gjetur në gjendje të rëndë nga disa punëtorë në ambientet e firmës se tij "KMFK" (konstruksione metalike) me qendër në Fushë-Prezë. Burimet policore bënë të ditur se rreth orës 20:15, ai është gjetur nga punëtorët dhe është transportuar menjëherë në spital, por me gjithë ndihmën mjekësore, ndërroi jetë rreth një orë më vonë. Policia, menjëherë pas sinjalizimit, nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes. Burime nga policia thanë për mediat se pas hetimeve të para rezultoi se 55-vjeçari është vetëhelmuar me lëndë helmuese fostoksinë. Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një letër që Kerri kishte shkruar para se t‘i jepte fund jetës, si edhe një tubet cilindrik me 7 tableta fostoksinë, me ngjyrë gri me jeshile. Sipas policisë, motivi që e ka çuar biznesmenin drejt këtij akti, ende nuk është sqaruar, pavarësisht se ai kishte lënë edhe një letër. Policia tha se në letër, babai i dy fëmijëve, i ishte drejtuar vetëm familjes së tij. Ai i kishte kërkuar falje për këtë akt që po kryente në një moment dobësie, pa dhënë shumë shpjegime të qarta. Megjithatë, policia ka marrë edhe deklarimet e familjes, të cilët kanë mohuar nëse ai ka pasur ndonjë konflikt të mundshëm, apo ndonjë çështje borxhi. Megjithatë, vetë të afërmit e tij, nuk kanë mundur të sqarojnë diçka më tepër në lidhje me këtë akt, që ka ndërmarrë 55-vjeçari, duke i dhënë fund jetës.

Ble. Gi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›