E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjarët e viktimave padisin në gjykatë Mediun

Dhjetëvjeçari i cili një vit më parë humbi nënën e tij, Rajmonda, dhe pësoi dëmtime të rënda pas shpërthimit të 15 marsit në Gërdec është njëri prej dy të dëmtuarve që paditën ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në Gjykatën e Tiranës. I mituri bashkë me një tjetër të dëmtuar, Alketa Hazizaj, kanë dorëzuar në Gjykatën e Shkallës së Parë padinë ndaj Mediut, duke e cilësuar hetimin ndaj tij si objekt të shkallës së lartë. Por trupi gjykues ka rrëzuar kërkesën e dy të dëmtuarve, çka ka bërë që ata të drejtohen brenda pak minutash Gjykatës së Lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›