E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmeni italian kapet me pistoletë në Portin e Vlorës



Vlorë – Një shtetas italian është arrestuar dje në Portin e Vlorës, pasi posedonte një pistoletë. Ka qenë një kontroll rutinë i kryer nga forcat e Policisë së Kufirit dhe Migracionit në portin detar të Vlorës që ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Italian, të armatosur. Arma u gjet e fshehur në sediljen e automjetit tip “BMW” me targa italiane CN 290 BC në pronësi të italianit Biagio Giovani Da Niko, 50 vjeç. Drejtori i Kufirit dhe Migracionit për Vlorën është shprehur se ka qenë një informacion në rrugë operative që kanë shtyrë blutë në kontrollin e ushtruar ndaj këtij shtetasi. Kështu është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i pistoletës tip “TT” që ka pasur me arrestimin e 50-vjeçarit italian, pasi akuzohet për “armëmbajtje pa leje”. Da Niko është me banim në Bari dhe mësohet kishte kaluar disa herë kufirin shqiptar pasi ishte bashkëpronar në një biznes në Vlorë. Sipas kreut të Policisë Kufitare të Vlorës, Myzafer Elezi, kontrollet e imtësishme janë disa nga masat që po marren për pritjen e një fluksi më të madh në portin e Vlorës si dhe nga ky port të mos hyjë e të mos dalë asnjë njeri i dyshuar si dhe posedues i armëve luftarake apo lëndë narkotike, ku për çdo rast, janë vënë në dispozicion dhe dy qenë të antidrogës.

8 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›