E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formularët që duhet të plotësojnë pronarët e ndërtesave të reja

Në gusht nis verifikimi i objekteve të reja në të gjithë vendin. Objektet do të ndahen në dy grupe: për legalizim dhe ato që përjashtohen nga ky proces

Laureta Rryçi

Tiranë - Të gjithë ata që kanë ndërtuar banesa të reja në të gjithë vendin do të plotësojnë një formular për të mësuar nëse do të legalizohet objekti i tyre. Të njëjtin rregull duhet të zbatojnë edhe ata që kanë bërë shtesa pa lejë qoftë në banesat ku jetojnë, qoftë edhe në ambientet të cilat i përdorin për aktivitete ekonomike. Gazeta “Albania” ka mundur t’i sigurojë këta dy formularë dhe po i boton ato në numrin e sotëm. Në muajin gusht pritet të nisë në të gjithë vendin fushata e verifikimit të objekteve të reja që janë ndërtuar vitet e fundit. Këshilli i Ministrave ka vendosur që këtë proces ta realizojnë specialistët e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale. Kështu, pritet të kalojnë në sitë jo vetëm të gjitha ndërtesat e reja, por edhe shtesat në ndërtime që janë bërë po kohët e fundit. Këtë përgjegjësi më parë e kishin zyrat e urbanistikës në komuna e bashki. Sipas vendimit më të fundit të qeverisë, për verifikim do të kalojnë të gjitha objektet e reja, pavarësisht se mund të jenë me leje. Fenomeni i ndërtimeve pa leje ka vazhduar deri në ditët e sotme, pavarësisht se nuk mundën të përfitonin nga ligji për legalizimet. Ky problem më i dukshëm është në qytetet e mëdha, por nuk është shumë i vogël edhe në qytezat apo fshatrat e vendit.
Vendimi
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) do të kryejë procedurat e evidentimit në terren, do të përgatisë raportin e gjendjes faktike dhe do të shqyrtojë e të kualifikojë ndërtimet informale në të gjitha qarqet e vendit për shkak të mosushtrimit nga organet e njësive të qeverisjes vendore të përgjegjësive të parashikuara në Nenin 10, të Ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. Vendimi i qeverisë ka përcaktuar gjithashtu se ALUIZNI, brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të kryejë evidentimin në terren të objekteve informale/objekteve me leje, me shtesë informale në objekt, si dhe të bëjë përditësimin e të dhënave të gjendjes ndërtimore dhe të hartojë procesverbalin e konstatimit. Kjo periudhë për nisjen e verifikimit përkon me ditët e para të muajit gusht, duke qenë se vendimi është marrë në ditët e para të muajit maj. Specialistët e ALUIZNI-t do të kenë me vete dy procesverbale të ndryshme. Këto procesverbale do të mbushen me të dhënat që do të kenë objektet që do të verifikojë specialisti. Drejtoria rajonale e ALUIZNI-t, duke shfrytëzuar të dhënat e përftuara nga përditësimi dhe në përputhje me kriteret ligjore të miratuara për shqyrtimin dhe kualifikimin e objekteve informale/objekteve me leje, me shtesë informale në objekt, që legalizohen ose jo, do të ndjekë një procedurë të re.
Procedura
Specialisti fillimisht duhet të përgatisë hartën në shkallën 1:1000 deri në 1:5000, për zonën kadastrale apo bllokun kadastral, ku ndodhen objektet informate ose objektet me leje, me shtesë informale në objekt. Në këtë hartë duhet të pasqyrohen: sistemi rrugor i nivelit kombëtar e rajonal, ekzistues, i miratuar ose në proces miratimi; infrastruktura inxhinierike;
territoret që kanë mbrojtje të veçantë ligjore; situata e pronësisë mbi tokën; studimet urbanistike, që parashikojnë ndërtime mbi 5 kate mbi troje private, brenda vijës kufizuese të ndërtimit, të miratuara deri në datën e hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. Vetëm pasi ka kryer këto veprime, specialisti i ALUIZNI-t do të përfshijë objektin në bazë të gjendjes së pasqyruar në hartë, aktin e kualifikimit, në njërin nga procesverbalet, duke i kualifikuar këto objekte: për legalizim ose të përjashtuar nga legalizimi.

Formular i Vetëdeklarimit A
Proces-Verbal Konstatimi
Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-T Qarku
I mbajtur në datë,--------200---
Për objektin--------(banesëjo banesëe kombinuar)
Të deklaruar nga ---me vetëdeklarimin me nr--prot, datë----200—
(emër, atësi, mbiemër)
Në------------------------------------(adresa e plotë)
Nga konstatimi rezulton se:
Sipërfaqja e parcelës ndërtimore-----------m2
Sipërfaqja e bazës së objekti--------------m2
Sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit-------m2
Numri i kateve mbi tokë---------
Numri i kateve nën tokë-----------------
Lartësia e përgjithshme e objektit-------------m
Në sipërfaqen e zënë nga deklaruesi është ndërtuar:
Mur rrethues--------ml
Garazh--------------m2
Çfarëdo objekt tjetër--------m2
Objekti i deklaruar shfrytëzohet:
Për banim----------m2 të ndarë në kate----------
Për aktivitet social-ekonomik-----m2 të ndarë në kate-------
Të saktësohen me përshkrim kufitarët e parcelës ndëtimore të objektit:
Objekti kufizohet në veri nga ----ml
(objekti i emër, mbiemër i pronarit që e disponon ose rrugëkanal
Objekti kufizohet në jug nga -----ml
(objekti i emër, mbiemër i pronarit që e disponon ose rrugëkanal
Objek. kufizohet në perëndim nga--ml
(objekti i emër, mbiemër i pronarit që e disponon ose rrugëkanal
Objekti kufizohet në lindje nga---ml
(objekti i emër, mbiemër i pronarit që e disponon ose rrugëkanal Specialisti që kryen konstatimin Përgjegjësi i Zyrës
Përgjegjësi i Sektorit të Hartografisë
Drejtori

Formular Vetëdeklarimi A1

Proces-Verbal Konstatimi
Drejt. Rajonale e Aluizni-t Qarku---
I mbajtur në datë, --------200----
Për objektin-------(banesëjo banesëe kombinuar)
Të deklaruar nga----me vetëdeklarim me nr--prot,datë-------200—
Në ------------(jepet adresa e plotë)
Nga konstatimi rezulton se:
Sipërfaqja e sheshit të ndërtimit-m2
Sipërfaqja e bazës së objektit----m2
Sipërfaqja e përgj. e ndërtimit---m2
Vëllimi i objektit----------------m3
Numri i kateve mbi tokë-------------
Numri i kateve nën tokë-------------
Lartësia e përgj. e objektit------m
Sipërfaqja shtesë-----------------m2
Sip. shtesë shfrytëzohet: për banim---m2 të ndarë në kate---;
Për aktivitet social – ekonomik, -------m2 të ndarë në kate---
Objekti me leje me shtesë informate, ka ndryshim të funksionit të hapësirave PO Jo
Nëse PO: sipërfaqja e ndryshuar sipas faktit është-----
Sipërfaqja sipas projektit të miratuar është-----------
Objekti me leje me shtesë informate;
Është në përdorim vetjak të vetëdeklaruesit përdoret për qiradhënieshitblerje
Objekti është përfunduar nuk është përfunduar
Specialisti që kryen konstatimin Përgjegjësi i Zyrës
Drejtori

8 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›