Biznesmeni padit policinë e Tiranës për dhunë
Një biznesmen ka denoncuar grupin e operacioneve speciale në Policinë e Tiranës për dhunë dhe rrahje. Bujar Kamberi ka kryer një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës nën akuzën e goditjes dhe veprimeve arbitrare nga uniformat blu të kryeqytetit. Burime zyrtare nga akuza kryeqytetase thanë se denoncimi është regjistruar, dhe pas verifikimeve të para, është shndërruar në procedim penal. Dosja mban numrin 5103 dhe po hetohet nga një grup hetimor, i cili ka marrë dëshminë e biznesmenit. Sipas të dhënave që gjenden në dosje, Kamberi ka pohuar se një grup i operacioneve speciale e ka goditur, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Ai akuzonte shefin e operacioneve speciale në Policinë e Tiranës, Krenar Ahmetin, për veprime arbitrare, pasi në momentin e ndërhyrjes, e ka njohur.
Denoncimi dhe hetimi
Disa ditë më parë, në prokurorinë e Tiranës është paraqitur biznesmeni Bujar Kamberi. Ai akuzoi një grup të operacioneve speciale për dhunë dhe veprime arbitrare. Ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë, kur policia kishte marrë një informacion se në automjetin e biznesmenit kishte armë. Informacioni i marrë në mënyrë operative do të verifikohej nga grupi i gatshëm. Agjentët e policisë, të maskuar dhe nën udhëheqjen e Ahmetit, kanë shkuar në vendin e pacaktuar nga informacioni. Sipas denoncimit, agjentët e policisë kanë nxjerrë me forcë drejtuesin e automjetit dhe e kanë përplasur në pjesën e përparme të makinës. Shtetasi Bujar Kamberi, sipas hetuesve, pretendonte se ka pasur dëmtime në fytyrë nga kontrolli i dhunshëm i makinës së tij nga grupi i Krenar Ahmetit. Për shkak të maskave në fytyrë, ai ka njohur vetëm ish-shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore, të cilit i bëri me dije se veprimet e tij ishin të paligjshme dhe do ta denonconte dhunën e ushtruar. Pas denoncimit në prokurori, hetuesit e çështjes regjistruan procedimin penal me numër 5103 me akuzën e veprimeve arbitrare. Tri ditë më parë, kanë marrë deklarimet e Krenar Ahmetit, shefit të grupit të gatshëm që ka kontrolluar automjetin e Bujar Kamberit.
Versioni i policisë
Policia e Tiranës ka reaguar pas denoncimit për dhunë ndaj një qytetari. Sipas burimeve, kishin marrë një informacion se në një makinë ka armë. Ka shkuar grupi i policisë, i kryesuar nga Krenar Ahmeti, i cili ka bërë kontrollin e automjetit, dhe kanë zbritur shoferin. Në përfundim të kontrollit, policia nuk ka gjetur asgjë në makinë. Në ato momente i kanë kërkuar ndjesë shoferit dhe kanë tentuar të largohen. Por drejtuesi i mjetit ka kërkuar shpjegime dhe është përplasur me punonjësit e policisë. Në atë moment mendohet se ka ndërhyrë Ahmeti, duke iu prezantuar dhe i ka shpjeguar kush ishte dhe pse ishte kryer ky kontroll.
S.Ç.