Lesi: Shkrirja me PD-në mbetet opsion i hapur
Zoti Lesi, si ju duket detyra e re si zv/ministër i Turizmit?
Po njihem me gjithçka ka të bëjë me detyrën time të përcaktuar, e ku mbuloj sektorin e turizmit. Në njëfarë mënyre jam njohur me mbi 50 për qind të punës, pasi për të qenë realist nuk mund të pretendoj se jam njohur me gjithçka ka të bëjë me detyrën si zv/ministër. Por mendoj se pas pak javësh mund të jem i mirinformuar dhe do të filloj de facto "ndezjen e motorëve" për t‘u përfshirë në punën për zbatimin e strategjisë në këtë fushë nga e cila Shqipëria përfiton shumë të ardhura dhe që duhet synuar që për pak vite, vendi ynë të jetë një nga shtetet më të kërkuara për turizëm.
Në disa qarqe të medias, por edhe të politikës, thuhet se "ministri Xhaferri e ka të vështirë të punojë me Nikollë Lesin". Si mendoni ju?
Tashmë, me detyrën e zv/ministrit, jam në ekzekutiv në rolin e zbatuesit të ligjit e të reformave të miratuara nga qeveria dhe Parlamenti. Bashkëpunimi me ministrin është kusht themelor e i pashmangshëm për mbarëvajtjen e punës e arritjen e suksesit. Duhet të theksoj se këtë klimë bashkëpunimi e mirëkuptimi e kam gjetur dhe me ministrin, zotin Ferdinand Xhaferri, si dhe me kolegët e tjerë në ministri. Unë e kuptoj skepticizmin e ndokujt që mendon se, meqenëse kam qenë në aktivitetin tim i pavarur, ndoshta presin që të jem konfliktual në këtë rol të ri të paprovuar asnjëherë. Por ju siguroj që nuk do të kenë shans, pasi unë kam pranuar një post politik në qeverisje, veprimtaria e të cilit është e rregulluar me ligje.
Neritan Ceka i PAD-së ka deklaruar se do të "shkrihet" me PD. Po ju si LDK?
Të gjitha variantet janë mbi tavolinë. Pa u ngutur. Me këtë sistem elektoral që është në fuqi e që duket se nuk do të ndryshojë në thelbin e tij, do t‘i sugjeroj Këshillit Kombëtar të Lidhjes Demokristiane, në momentin e duhur, që të përcaktojmë në mënyrë definitive; që ose të ecim në udhë të vetëm, duke u rropatur për të ruajtur votat tona, ose të shkrihemi me PD-në.
Në një intervistë televizive pas zgjedhjeve, ju keni lavdëruar Lulzim Bashën dhe keni hedhur kritika ndaj Jozefina Topallit. Pse?
Më lejoni t‘ju them se nuk është krejtësisht kështu. Kam thënë se Lulzim Basha është gjetja më e vyer dhe më dinamike për PD që ka sjellë zoti Berisha në vitin 2005. Por ashtu, kam thënë dhe e përsëris pa frikë se zoti Basha mbetet njeriu i vetëm në kupolën blu që më 28 qershor në zgjedhjet parlamentare mori në Qarkun e Elbasanit një rezultat të papritur për askënd. E nxori 7 me 7, kur dihej se ishte zonë krejtësisht e majtë dhe parashikimet shkonin se do të dilte 9 me 5 për PS. Ndërsa për zonjën Topalli nuk kam hedhur shigjeta, por mund të shtoj me bindje se Qarku i Lezhës do të dilte 5 me 2 për PD dhe Qarku i Shkodrës 8 me 3 po për PD e jo siç doli 4 me 3 dhe 7 me 4. Nëse do të merreshin edhe dy deputetë në këto dy qarqe, nëse kishte tjetër bashkëveprim, sot zoti Berisha do të kishte 72 deputetë vetëm me koalicionin e tij. Megjithatë kjo është pjesë e analizës së PD, jo e imja. Po të isha në PD do të dija si do të flisja për këtë fakt!
Jeni takuar me Presidentin Topi këto ditë. Çfarë keni biseduar?
Ishte ftesë e zotit President për një drekë. Dhe drekat nuk refuzohen!
A keni tani si zv/ministër të njëjtin mendim për zotin Berisha si në kohën kur lidhët marrëveshje në vitin 2005?
Të njëjtën, madje edhe më të përforcuar si një burrë shteti. Dhe do ta kem edhe pasi të mos jem më zv/ministër.
Çfarë mendoni për opozitën?
Mbetem i mendimit se në Parlament do të ishin një opozitë serioze dhe shumë e fortë. Po të rreshtohesha si deputet i opozitës, sot unë do të isha në rreshtin e parë të sallës dhe do të shikonit spektakle politike të papara. Ju garantoj, por mënyra se si po përçahen mes vetes është dhe në dëm të mazhorancës. Duket si paradoksale kjo, porse mbetet e vërtetë. Një mazhorancë është më efektive, kur ka në sallën e Parlamentit një opozitë të fortë e sulmuese.