E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj: Viti 2010, më i suksesshmi për policinë e shtetit

Për drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Hysni Burgaj viti 2010 ka qënë viti më i suksesshëm për policinë e shtetit pasi sipas tij krimi i organizuar dhe trafiqet e drogës morën goditje më të fortë se një vit më parë.
Duke analizuar punën e policisë së shtetit, Burgaj theksoi se gjatë këtij viti është kryer një luftë e ashpër dhe me tolerancë zero kundër trafiqeve dhe krimit.

Sipas tij gjatë këtij vitit është bërë një menaxhim i kufijve sipas standarteve të vendeve Shengen si dhe përmirësim i legjislaturës së policisë të shtetit për përqasjen e standarteve të Bashkimit Europian.
Më tej kreu i policisë së shtetit Burgaj theksoi se gjatë këtij viti janë evidentuar 453 vepra penale për trafikim të paligjshëm.
Sipas Burgaj gjatë vitit 2010 ka pasur ulje të rasteve të mbjelljes dhe kultivimit të bimës narkotike duke theksuar janë goditur 47 grupe të trafikut të narkotikëve.
Më tej Burgaj theksoi se gjatë vitit 2010, Policia e Shtetit ka kryer 3 herë më shumë operacione se vitin e kaluar dhe gjatë tyre nuk ka kursyer as zyrtarët e lartë nga ndëshkimi.
Kështu, vetëm për veprat e trafikut të bimëve narkotike janë arrestuar 23 kryetarë komunash dhe punonjës të Ndërmarrjeve Pyjore.
Ndërsa sa i përket trafikut të drogës, ai tha se gjatë vitit 2010, ka patur 36% më pak kultivim të bimëve narkotike.

Ndërkohë duke iu referuar aksidenteve të ndodhura gjatë këtij viti Burgaj theksoi se numri i aksidenteve është rritur me 9 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Kështu sipas tij janë shënuar 1468 aksidente ku kanë humbur jetën 365 persona. Sipas tij shkak për aksidentet është bërë rritj e intesitetit të lëvizjes dhe konkretisht në periudhën e verës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›