Vizat, Berisha-policisë:Duhet plan i ri masash
Vetëm disa orë pasi do të hyjë në fuqi vendimi ku shqiptarët do të lëvizin lirshëm në hapësirën Shengen, kryeministri Berisha ka kërkuar një plan masash nga policia e shtetit.
Duke folur në analizën vjetore të policisë së shtetit kryeministri Berisha kërkoi një sërë masash për t`u përgjigjur me eficencën më të madhe këtij bashkëpunimi. ju takon ju të
“Ju takon ju të jepni garanci për një bashkëpunim në mënyrë që qytetarët e vendeve europiane të mos kenë shqetësime” theksoi Berisha duke shtuar se është i bindur se policia e shtetit do të ëprkushtohet për një kontroll të plotë të kufirit detar, ajror dhe tokësor.
Më tej, duke përmendur rritjen e numrit të turistëve, kreu i qeverisë tha se policia duhet të marrë të tjera masa shtesë për të siguruar qetësinë për vizitorët.
“Duhen programe të detajuara për të garantuar vizitën e turistëve në vendin tonë që ata të kthehen të sigurtë në vendet e tyre” theksoi Berisha.
Gjithashtu kreu i qeverisë vlerësoi punën e bërë nga policia e shtetit për të arritur standartet që Shqipërisë t`i liberalizoheshin vizat.
“Ju përgëzoj për standartet që keni arritur, që qëndrojnë në themel të një akti më madhor atë të heqjes së vizave” theksoi Berisha duke shtuar se ky proces është një akt me rëndësi kapitale për liritë dhe të drejtave të çdo qytetari që të ndjejnë hapësirn europiane si hapësirën e tij.