E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendi mbulohet nga dëbora, të izoluara rrugë e komuna

/* */

Kukesi, Dibra dhe Korça u gdhine ne bardhesi. Trashesia e bores ne qytetin e Kukesit arriti ne 8 cm, nderkohe qe ne zonat e thella deri ne 30 cm. Autostrada e re ishte e hapur gjithe kohes, me perjashtime te rralla, kur automjetet te renda, kryesisht afer tunelit te Kalimashit nga ana e Thirres, bllokuan rrugen nga njeri krah. Nderkaq, akset me komunat Arren, Zapod, Kalis e Gryke Çaje u bllokuan. Veshtiresi te shumta ka edhe ne rrugen e vjeter nacionale, megjithese qarkullimi ne te eshte minimal. Debora beri jofunksional edhe aksin nacional Kukes-Diber, ndersa Kukes-Krume eshte veshtiresuar. Problem mbetet furnizimi me uje te pijshem dhe drita. E rende eshte situata edhe ne luginen e Valbones, ku mungon energjia elektrike prej nje muaji. Pergjate autostrades Rreshen-Milot ne mengjes pati edhe shkarje dherash ne Skuraj. Reshjet e debores zbardhen edhe rajonin e Korçes pas dy ditesh me temperatura te uleta deri ne minus 7 grade. Trashesia e bores arriti ne 10 cm ne qytet dhe afro 30 cm ne zonat e thella te ketij qarku. Veshtiresite me te medha ne qarkullimin e mjeteve jane ndier ne rruget rurale qe lidhin qendrat e komunave me qytetin e Korçes. Burime nga Prefektura e Korçes thane se renia e reshjeve te para te debores nuk ka sjelle asnje izolim te zonave malore, pasi u nderhy me mjete borepastruese. Me problematike ka qene levizja ne drejtim te Voskopojes, Dardhes, Moglices e Lekasit ne rrethin e Korçes. Por, reshjet e debores kane qene me te shumta edhe ne zonen e Pogradecit, ku mengjesin e djeshem pati bllokime te perkohshme te mjeteve ne aksin rrugor Korçe-Pogradec sidomos ne Qafe-Plloçe dhe Qafen e Thanes. Edhe Dibra eshte gdhire me debore dje. 31 komunat dhe 4 bashkite e ketij qarku, si dhe ndermarrjet e rrugeve nacionale e rurale, e kishin perqendruar vemendjen te mirembajtja e rrugeve. Prefekti i Dibres, Xhafer Seiti, tha se eshte bere kujdes i veçante per mbajtjen ne gatishmeri te te gjitha rrugeve, veçanerisht segmentit Milot-Peshkopi. Ai pohoi se ka ndjekur me shqetesim izolimin e disa fshatrave ne komunat Derjan e Macukull. "Nje problem tjeter shqetesues eshte mungesa e energjise elektrike prej disa ditesh ne komunat Ulez e Baz, pasi eshte djegur transformatori dhe zevendesimi i tij kerkon kohe", theksoi prefekti. Banoret 2 jave pa drita, bllokojne autostraden

MIRDITE - Pas 2 javesh nderprerjeje te energjise, banoret e 17 fshatrave te komunes se Fanit protestuan duke bllokuar autostraden Rreshen-Kalimash. Qindra mjete qe i drejtoheshin Kukesit apo Kosoves mbeten ne vend per nje ore. Per shkak te stuhise dhe rrebeshit, 18 shtylla te linjes se tensionit te mesem ne afersi te Bargjanes u shkaterruan, si dhe qindra metra tel i keputur eshte vjedhur. Edhe pse banoret kerkuan nga CEZ (sektori i shperndarjes) qe te nderhynte per te sjelle shtylla te reja dhe bazen tjeter materiale, kjo gje nuk eshte mundesuar ende. Sipas tyre, kjo eshte protesta e pare, por nese nuk reagojne drejtuesit e kompanise, ata do ta nderpresin qarkullimin ne autostrade per disa ore ne dite dhe deri ne bllokimin e saj te plote. "Nuk mund te lihemi keshtu ne erresire, kur ne paguajme energjine dhe gjithe detyrimet e tjera ndaj shtetit", u shprehen banoret. Bllokimi i bere per rreth nje ore solli dhe perplasje te disa banoreve me drejtuesit e automjeteve, nderkohe qe nuk ka pasur prezence policore.     r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›