Bjeri murit me kokë, po ruaj kokën (e shqiptarëve)
Martin Leka
Tregojnë për dy studentë në një vend të Evropës. Njëri, shqiptari, kërkonte të ngulte në mur një gozhdë për të varur pallton. Meqë nuk kishte çekiç, vendosi t'i binte gozhdës me kokë që ajo të ngulej në mur. Bjer e bjer e gozhda nuk ngulej. Kur pyeti kujdestarin pse gozhda nuk ngulej, ky u habit dhe shkuan të shohin murin nga ana tjetër. Pikërisht aty ku shqiptari do ngulte gozhdën, bullgari kishte vendosur kokën?!…
* * *
Treguar për të nxjerrë në pah kokëfortësinë, ky tregim në formë barsolete, duket se vjen në kohë edhe sot.
Ditët e fundit, qeveria shqiptare, është vënë në objekt të kritikave të ndërkombëtarëve për të ashtuquajturin "Ligji i Dosjeve". I pavotuar nga opozita në Parlament, i kontestuar nga grupe të ndryshme interesi e shtresa sociale, ky ligj ka marrë e vazhdon të marrë kritika të shumta nga institucione prestigjioze ndërkombëtare.
Në një shtet me demokraci normale, qeveria dhe kryeministri, nuk do ta kishin për gjë të rikonsideronin këtë ligj. Madje, do të ishte një sjellje që nuk do të tregonte dobësi, përkundrazi. Mirëpo qeveria shqiptare dhe kryeministri vazhdojnë të tregohen të vendosur në kokëfortësinë e tyre, duke u justifikuar me lloj mënyrash.
Ky ligj, tashmë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita, madje dje, edhe LSI u bë mbështetëse e PS në bllokun e qëndrimit si antikushtetues të ligjit për dosjet. Si një ligj që cenon disa të drejta të njeriut dhe që duket se është selektiv dhe që drejtohet kundër disa juristëve që kanë në dorë dosje të rëndësishme antikorrupsioni, shumë shpejt, ndjeshmëria e ndërkombëtarëve solli edhe reagimin zyrtar. Edhe nga SHBA, edhe nga institucione evropiane, sinjalet ishin të qarta për qeverinë dhe në esencë, defektet në ligj, artikuloheshin në mënyrën më diplomatike si "rishikim" të tij.
Por siç ka ndodhur edhe më parë dhe për "rastësi" pikërisht me aktorë të kësaj maxhorance, nënkupto Berishën, kokëfortësia ka qenë tipike dhe e denjë për ta krahasuar me atë të shqiptarit apo bullgarit që përmendëm në fillim të shkrimit. Për koherencë, mund të kujtojmë fare mirë zgjedhjet e superkontestuara të majit '96, zgjedhje të papranueshme, të cilat agravuan demokracinë në gati-gati totalitarizëm apo diktaturë. Edhe në atë kohë, në vend të mënyrës së sjelljes demokratike, u gjet mënyra më e gabuar, duke u munduar të sfidohet gjithë kritika e opinionit vendas e të huaj apo institucioneve të specializuara që merren me zgjedhjet. Sipas metodës "bjeri murit me kokë apo me kokë gozhdës"?!…
* * *
Në fakt, ka një ndryshim të madh mes "shqiptarit e bullgarit", pasi bullgarët nuk u janë kthyer shumë praktikave të vjetra, duke vijuar një demokraci normale.
E kundërta ka ndodhur me ne, shqiptarët, për fat të keq. Në një raport të fundit mbi nivelin e demokracisë, gazeta prestigjioze "The Economist", e rreshton Shqipërinë në nivelin e tretë të demokracisë, ose më saktë, në nivelin e vendeve gjysmë autoritare.
Shkakun sigurisht nuk duhet ta kërkojmë tjetërkund përveç politikës dhe qeverive që na kanë drejtuar për rreth dy dekada me radhë. Sepse një vend i vogël si yni, me resurse natyrore të lakmueshme, po të kishte qeverisje normale e politikanë demokratikisht të sjellshëm, do të mund të kishte përfituar shumë më tepër, nga vetë e nga të huajt.
Ky klasifikim sigurisht që do të harrohet shpejt, por të paktën, nuk duhet harruar nga qytetarët, të cilët do të votojnë sërish pas pak muajsh e të cilëve, këta politikanë, me ndonjë përjashtim, u kanë premtuar para rreth dy dekadash se "do ta bënin Shqipërinë për pak vite një Zvicër të dytë"?!…
Sipas metodës "bjeri murit me kokë apo me kokë gozhdës", e dimë së është budallallëk të zgjedhësh çdonjërën prej tyre, po ec e mbushi mendjen zotërinjve drejtues, se murit me kokë nuk i bihet, por se ka plot mënyra të tjera për t'i rënë murit e për të ruajtur kokën (e shqiptarëve)...
Qytetarët ama, kanë shumë shpejt një shans tjetër, siç e kanë patur e siç do ta kenë dhe në të ardhmen. Ata do të votojnë në qershor për të zgjedhur pikërisht ndryshe, në mënyrë që të mos qahen në mënyrë permanente për ata që i (keq)qeverisin.
"Ka dritë të mjaftueshme për ata që duan të shohin dhe errësirë të mjaftueshme për ata që nuk duan". Kjo thënie pikante është mjaftueshmërisht e vlefshme për të gjithë ata që me ndërgjegje do të duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre në votimet që na presin...
* * *
Po kush janë këta protagonistë? Politikanë apo gjoja, dua të them?
I dimë dhe i njohim të gjithë. Prej dy dekadash rrotullohen nga pozita në opozitë dhe e kundërta. Premtojnë e betohen, na rrejnë e na zgërlaqin me bëma nga më të çuditshmet. Bëjnë rolin e të përndershmit, edhe pse radhitemi në vendet me nivele korrupsioni nga më tronditëset.
Ja pse ne radhitemi tek demokracitë hibride, ... për këto e shumë e shumë të tjera .... të velshme, të lodhshme, deri në indet më të thella të sistemit tonë nervor.
Ja pse jemi këtu ku jemi, këtu ku na lanë...
Ja pse jemi këtu, këtu ku nuk duhej të ishim...