E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet 5 ballë, epiqendra në Pezë të madhe

Kush ka qenë në gjendje të lirë, të palëvizshme, ulur dhe në qetësi ka ndjerë një dridhje të madhe të sendeve përreth dje pasdite. Konkretisht, rreth orës 17:30 në Tiranë, Durrës dhe Kavajë është ndjerë një tërmet për disa sekonda. Instituti i Sizmologjisë ka publikuar të dhënat e para, pak kohë pas rënies së tërmetit. "Instituti ka regjistruar një tërmet të shkallës Rihter, me këto koordinata: 41 19 në veri dhe 19 73 në lindje. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Pezë të madhe, 15 kilometra në jug perëndim të Tiranës. Në epiqendër tërmeti ka qenë 5 ballë", sqaroi Rrapo Ormeni, specialist pranë Institutit të sizmologjisë. Sipas tij, nga Tirana në Kavajë, intensiteti i tërmetit është regjistruar 4-5 ballë. Sakaq, jo vetëm njerëzit e pandjeshëm, por edhe ata që kanë qenë në lëvizje, apo banorët e kateve të poshtme, nuk e kanë ndjerë intensitetin e tërmetit të djeshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›