“Black market III”, ndalohen 19 persona, bllokohen 420 telefona celularë
TIRANË – Policia e Tiranë ka ndaluar ditën e djeshme 19 persona të akuzuar për “mospagim taksash dhe tatimesh”, si dhe “fshehje të të ardhurave”. Sipas Policisë mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Black Market III” janë ekzekutuar 19 masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Tiranës. “Këta persona, pranë Postës Shqiptare, tregtonin në mënyrë të paligjshme celularë dhe aksesorë të ndryshëm, duke shitur pa licencë për të shmangur taksat e tatimet, duke përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Në vazhdimësi të këtij operacioni, Drejtoria e Policisë së qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Zbatimeve të Hetimit në Drejtorinë e Policisë Tatimore Tiranë, shoqëruan 37 persona ku për 18 shtetas janë duke u kryer veprimet me Policinë Tatimore”, – bën të ditur Policia e Tiranës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 420 copë telefona celularë të markave të ndryshme, 1360 copë karikues të markave të ndryshme, si dhe 1480 copë këllëf celulari. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprat penale të “mospagim taksash dhe tatimesh”, si dhe “fshehje të të ardhurave”. Drejtoria e Policisë së qarkut Tiranë njofton se do të vazhdojë me intensitet punën në drejtim të parandalimit dhe goditjes së këtij fenomeni dhe nuk do të lejojë në asnjë moment tregtimin në mënyrë të kundërligjshme për t’iu shmangur detyrimit tatimor dhe tregtuar pa licencë, në sheshe të ndryshme dhe pranë Postës Shqiptare. Po ashtu, strukturat e saj janë të vendosura për të vazhduar më tej operacionin ”Black market III“ deri në eliminimin plotësisht të kësaj veprimtarie të paligjshme, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave që ushtrojnë veprimtari të palicencuar.
Të ndaluarit
Ø Ilir Muharrem Bekteshi, 29 vjeç, banues në Tiranë
Ø Urim Beqir Koka, 20 vjeç, banues në Tiranë
Ø Urim Haxhi Gashi, 33 vjeç, banues në Tiranë
Ø Bledi Myrteza Sada, 24 vjeç, banues në Tiranë
Ø Murat Ramadan Lala, 48 vjeç, banues në Tiranë
Ø Nazif Gëzim Luca, 28 vjeç, banues në Tiranë
Ø F. M., 17 vjeç, banues në Tiranë
Ø Mentor Isuf Cajka, 29 vjeç, banues në Tiranë
Ø Kastriot Fadil Trokia, 39 vjeç, banues në Tiranë
Ø Agron Zeqir Sallahu, 38 vjeç, banues në Tiranë
Ø O. S., 17 vjeç, banues në Tiranë
Ø Alban Xhavid Beka, 29 vjeç, banues në Tiranë
Ø Arben Jonuz Xhani, 19 vjeç, banues në Tiranë
Ø M. S., 16 vjeç, banues në Tiranë
Ø Hysen Petrit Palloshi, 41 vjeç, banues në Tiranë
Ø Ervis Naim Duli, 25 vjeç, banues në Tiranë
Ø Oltion Lik Klosi, 20 vjeç, banues në Tiranë
Ø Bardhyl Ibrahim Lleshi, 38 vjeç, banues në Tiranë
Ø Klodian Sorra, banues në Tiranë
3 Prill 2010