Withers e Borchard në Lezhë, në mbrojtje të pakicave homoseksuale
Dy ambasadorët takojnë nënën e Klodit të “Big Brother”
Dy ambasadorët, ai i SHBA-ve, John Withers dhe ambasadori gjerman Bernd Borchard, lëshuan dje një apel për shoqërinë shqiptare duke kërkuar respektimin e të drejtave të pakicave homoseksuale në Shqipëri. Këtë apel, dy ambasadorët e bënë nga qyteti i Lezhës, që është përfshirë së fundi në protesta kundër homoseksualëve që pas deklarimit në “Big Brother” të homoseksualitetit të tij nga Kodian Çela. Dy ambasadorët, gjatë vizitës në Lezhë, zhvilluan takime me përfaqësues të pushtetit vendor, të Parlamentit Rinor të qytetit, si dhe me nënën e Klodit, Lumturi Çela. Gjatë bisedës ambasadorët kërkuan që ka shikojnë çështjen e homoseksualitetit si një çështje që i përket një pakice dhe të respektohet siç respektohen të drejtat e pakicave fetare apo minoritare.
Apeli
Në fjalën e tij ambasadori i SHBA-ve, John Withers, tha se “ligji shqiptar i miratuar kohët e fundit i mbron të drejtat e njeriut dhe mbështet të jetuarit e lirë të të gjitha pakicave”. Ai kujtoi shqetësimin e drejtë që u krijuan shqiptarëve thirrjet diskriminuese të një grupi ushtarakësh grekë në Athinë. “Edhe ne e mbështetëm këtë shqetësim, pasi asnjë formë diskriminimi nuk është e pranueshme”, - është shprehur Withers.
Duke folur për rastin e familjes Çela, e cila, disa ditë më parë është larguar nga Lezha, pasi, sipas familjarëve, është bërë pre e presionit negative të disa të rinjve, ambasadori Withers nënvizoi se “jemi këtu për të shprehur mbështetjen tonë për këtë familje dhe vetë Klodin, të cilët kanë të drejtën ligjore dhe morale të ecin pa droje në qytet”.
Edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Bernd Borchard, theksoi se Shqipëria ka një imazh mjaft të mirë lidhur me mbrojtjen e pakicave dhe komuniteteve të vogla fetare apo kombëtare. “Edhe ligji shqiptar tashmë i ka marrë në mbrojtje pakicat dhe kjo është mjaft pozitive. Shqiptarët vetë janë pakicë në një numër të madh shtetesh fqinje, apo aty ku ata kanë emigruar dhe ankesat e tyre për diskriminimin janë të përligjura, duke na indinjuar edhe ne. Të njëjtën indinjatë ndiej edhe kur diskriminohet një pakicë seksuale”, - është shprehur Borchard, duke theksuar se respekti dhe toleranca për pakicat etnike, fetare apo seksuale, do ta bëjë shoqërinë shqiptare më të larmishme, më dinamike dhe të mirorientuar ndaj së ardhmes.
Takimet
Nëna e personazhit në “Big Brother”, Lumturi Çela, pasi falënderoi diplomatët e huaj, kërkoi mbështetjen e organeve të pushtetit vendor dhe të opinionit qytetar. Të rinjtë, autoritetet vendore dhe përfaqësuesit e organizatave të të drejtave të njeriut shprehën mendime të ndryshme lidhur me rastin që shkaktoi disa javë më parë edhe një protestë e një grupi të rinjsh lezhjanë. Prefekti Pal Dajçi dhe drejtues të Policisë garantuan respektin dhe jetesën normale të familjes Çela. Ndërkohë, Elsa Ballauri, përfaqësuese e shoqatave në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, theksoi domosdoshmërinë e takimeve të hapura informuese ku të diskutohen çështje të tilla.
Reagimi i ambasadorëve erdhi pas protestave të të rinjve lezhjanë pas deklarimit në “Big Brother” të homoseksualitetit të Klodian Çelës.
3 Prill 2010