E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Black out” elektrik, reagojnë bizneset

10/06/2005  KESH justfikohet

DURRES - Bunimet në nënstacionin elektrik të Shkozetit dhe atij të Plepave kanë lënë pa energji elektrike të gjithë qytetin e Durrësit. Black out elektrik ka vazhduar në orët e para të mëngjesit dhe është ndier jo vetëm në qytet, por edhe në të gjitha lagjet e tij si dhe në zonën turistike, ku kanë nisur të vinë pushuesit e parë.

Sipas dispeçerisë pranë centralit elektrik në Durrës, pa energji nga mëngjesi deri pasdite kanë qenë të gjitha zonat e qytetit që furnizohen me linjën 20 kilovolt, ndërkohë që e njëjta situatë mësohet se do të pasojë edhe në dy ditët e tjera. I vetmi institucion me energji ka qenë spitali i Durrësit, ndërsa institucionet e tjera të klasifikuara të rëndësisë së veçantë kanë pasur të njëjtin fat si dhe familjarët.

Sipas të njëjtave burime, punimet që po bëhen në këtë nëstacion konsistojnë në matjet e linjës 20 kilovolt dhe ndërrimin e çelësave dhe vendosjen e atyre të rinj për t’u përshtatur me linjën 20 kilovolt.

Drejtoria e KESH në Durrës ka bërë të ditur se qytetarët dhe institucionet janë vënë në dijeni më parë për ndërprerjen e përkohshme të energjisë, ndërsa bizneset, të cilët e kanë ndier menjëherë këtë veprim, janë shprehur se nuk janë të informuar. Madje, ata kanë pohuar se veprime të tilla nuk kanë të bëjnë me çështje teknike, por me politikën e kursimit të energjisë, duke bërë të ditur se e njëjta situatë është përsëritur disa herë në prag dhe gjatë sezonit veror.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›