Blackburn, pas Hondas

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 16:30
Blackburn Rovers është i interesuar për transferimin e mesfushorit japonez të CSKA Moskës, Keisuke Honda.
25 vjeçari ka zgjuar interesim nga klube të ndryshme evropiane pas paraqitjeve të mira me Japoninë në Kampionatin botëror 2010.
Por, sipas ueb faqes spanjolle fichajes.com, një ofertë e papritur i ka mbërritur CSKA-s nga Blackburn.
Klubi nga Premierliga thuhet se ka ofruar 7 milionë funte për Hondan dhe shpresojnë të finalizojnë transferimin e tij para fillimit të sezonit të ri.