E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo në Internacional

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 17:43

Sulmuesi brazilian Jo është larguar nga Manchester Citu duke u transferuar në klubin nga vendlindja e tij, Internacional.

24 vjeçari kishte ardhur në Eastlands nga CSKA Moska më 2008 në marrëveshje prej rreth 18 milionë funtesh dhe shënoi gjashtë gola në 41 paraqitje.

Jo, i cili ka bërë tri paraqitje për Brazilin, ishte huazuar në Everton dhe Galatasaray, por dështoi të përsëritë formën që arriti në Rusi.

Ai ishte përdorur kryesisht si zëvendësues në sezonin e tij të fundit në City dhe shënoi tre gola në 23 paraqitje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›