Blank: Jam i kënaqur nga fitorja, por dua të kthejmë vëmendjen te Bosnja
Tekniku francez, edhe pse e ka pasur me frikë takimin ndaj Shqipërisë, ka arritur të korrë një fitore të pastër
Tekniku i Gjelave, Loren Blank, ka arritur një fitore tjetër me Shqipërinë edhe në takmin e kthimit në Stade de France. Tekniku francez ishte shprehur para ndeshjes se Shqipëria nuk duhej nënvlerësuar, duke shmangur komentet për ndeshjen e fundit me Bosnjën. Skuadra e tij rezultoi fituese në lojë dhe gola, ndaj ai shprehet i kënaqur me këtë paraqitje, edhe pse kishte mungesa të rëndësishme, të cilat pothuajse nuk u ndjenë.
Tajneri Blank kërkon menjëherë largimin e vëmendjes nga kjo fitore, për tu përqendruar te sfida e 11 tetorit me Bjellorusinë, që do të vendose se cila nga këto dy skuadra do të kualifikohet direkt: Fitoren me Shqipërinë duhet ta shijojmë, por menjëherë më pas duhet të mendojmë për ndeshjen e së martës me Bosnjën, që është decizive për ne. Do të luajmë ndeshjen e fundit ndaj boshnjakëve dhe aty do të mbrojmë me fanatizëm punën që kemi bërë nga fillimi e deri tani.
E prisja këtë fitore me Shqipërinë. Ishte një ndeshje e mirë, e cila na jep më shumë besim për takimin e radhës. Gjithsesi, së pari ia vlen ta shijosh këtë fitore me kaq vlera që arritëm me Shqipërinë. Kemi shumë probleme, pasi të shumtë janë lojtarët e dëmtuar. Shpresoj të rikuperojmë ndonjërin para ndeshjes me Bosnjën, shprehet i gëzuar Blank.
Ai në një moment la pas problemin e mungesave dhe fillojë të thurë elozhe për të rinjtë, duke shmangur frymën e pesimizmit në skuadër për ndeshjen e fundit ndaj rivalit direkt për një vend në finalet e Euro 2012, Bosnjë-Hercegovinës.
Dihet që në grup kam lojtarë të paplanifikuar më parë, por ata janë të gatshëm të tregojnë veten, ashtu siç bënë me Shqipërinë, dhe ja ku jemi, kemi 20 pikë dhe në ndeshjen e fundit do të kërkoj nga të njëjtët lojtarë që kam një fitore tjetër, për të siguruar pjesëmarrjen në Euro 2012, përfundon Blank, që edhe me një barazim duket se e ka të prerë biletën për në finalet e europianit.