E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blank, trajneri i Francës në Euro 2012

Kundërshtarët

Loren Blank do të drejtojë Francën, kundërshtaren e Shqipërisë në Grupin D, gjatë eliminatoreve të Euro 2012. Klubi i Bordosë dhe Federata Franceze gjetën akordin që e lejon ish-mbrojtësin të “lirohet” nga kontrata me “xhirondinët” dhe të bëhet pasardhës i Rajmond Domenek pas Botërorit 2010. Sipas së përditshmes “L’Equipe”, skuadra franceze ka përfituar 1.5 milionë euro dëmshpërblim për marrëveshjen e prishur te Blank, pasi kontrata skadonte në vitin 2011. Franca, e cila është kualifikuar me vështirësi për në aktivitetin që do të startojë më 11 qershor në Afrikën e Jugut, nuk cilësohet si një prej pretendenteve për Kupën e Botës. Gjithsesi, ata janë kandidatët kryesorë për të fituar grupin eliminator të Kampionatit Europian, ku luajnë edhe kuqezinjtë e drejtuar nga Josip Kuzhe.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›