Haxhiu te Partizani edhe për një sezon
Gerd Haxhiu do të jetë sërish trajner i demave të kuq dhe për sezonin e ri futbollistik. Gjatë finales së djeshme të Kategorisë së dytë Vlora-Mamurrasi (të fituar nga vlonjatët) në shkallët e “Selmas Stërmasi” janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit tekniku Haxhiu dhe administratorin e Partizanit, Paro Laçi. Menjëherë më pas trajneri ka deklaruar: “Unë do të jem trajneri i Partizanit dhe për sezonin tjetër. Pas një bisedë me Paro Laçi ramë dakord që të vazhdojmë bashkëpunimin dhe për një vit. Lojtarëve i ka mbaruar kontrata dhe do të presim për të parë, se kush nga ata ka dëshirë të bashkëpunojë sërish me ne. Në skuadër do të afrojmë edhe disa lojtarë cilësore dhe për momentin s’mund të japë emra. Një lojtar do të jetë serb, të cilin e kam stërvitur vetë para disa sezonesh. Jam i bindur që sezonin e ardhshëm do arrijmë Superioren”.
#