E Diel, 1 Nëntor 2026

Blanko: Kjo Dinamo ka nevojë për ca ndryshime



Ka zgjuar kureshtje që në daljen e parë për mediat Luis Blanko. Argjentinasi që pritet të zërë vendin e çim Muçës ka folur dje pas humbjes së bluve të kryeqytetit me Vllazninë. “Dinamo thuajse e ka përfunduar turneun dhe është shpallur kampion. Por relaksimi i lojtarëve në këtë momente është armiku më i madh për ta, sepse nuk mund të justifikohet asgjë me atë që mund të ndodh më pas. Kjo është ndeshja e parë zyrtare që shoh në stadium. Kam parë disa video dhe është shpejt të jap konkluzione. Por duhet më shumë përgatitje fizike. Megjithëse ka lojtarë si Bakaj, Vila, Pisha, apo Marko Putiçani, me të cilët po të punohet mirë fizikisht i fiton dhe për edicionin tjetër”, ka pohuar Blanko. Ndërsa i pyetur për ndryshime në skuadër për t’u paraqitur me mirë në Champions League, ai ka pohuar se do të ketë disa të tilla. “Sipas mendimit tim skuadra gjithmonë ka vend për përmirësime. Me sa dinë kjo skuadër nuk është se ka bërë ndonjë performancë të mirë në Champions. Dhe normalisht duhen ndryshime për të bërë hapin e madh në aktivitetet ndërkombëtare. E besoj se duke sjellë lojtarë me eksperiencë nga Primera Divizion e Argjentinës e duke ia bashkangjitur lojtarëve shqiptar besoj se do të bëjmë një performancë të mirë në Champions”, ka përfunduar argjentinasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›