E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma fiton dhe parakalon Interin, barazon Milani



Leonard Karaj

Roma parakalon Interin në krye të tabelës së klasifikimit, duke mundur 2-1 Atalantën. Tani verdhekuqtë kryesojnë të vetëm tabelën e klasifikimit me 68 pikë, një pikë më shumë se Interi.
Vuçiniç dhe Kaseti i dhurojnë Romës fitoren ndaj Atalantës dhe vendin e parë në kampionat. Në ‘Olimpik’ Ranieri, e nis ndeshjen me tre sulmues; Menez, Toti dhe Vuçiniç. Gjatë pjesës së parë verdhekuqtë dominojnë takimin. Vuçiniç kalon Romën në avantazh që në minutën e 13 me anë të një goditjeje me kokë. Por Atalanta nuk demoralizohen dhe tenton të kundërpërgjigjet, me anë të Valdas dhe Fereira Pinto. Por në minutën e 30, Roma gjen golin e dytë me Kasetin. Gjatë pjesës së dytë futet në fushë Toni i cili zëvendëson Vuçiniç. Por menjëherë pas këtij zëvendësimi Atalanta shkurton distancën me Tiribokin. Pavarësisht golit të Atalantës skuadra e Ranierit arrin të mbroj rezultatin, si dhe të siguroj tre pikët.
Milani – Nuk mjafton dopjeta e Borileos për ti dhënë Milanit fitoren ndaj Katanais. Në ‘San Siro’, kuqezinjtë marrin vetëm një barazim 2-2 ndaj Katanias, e cila ka mbizotëruar fushën lojës gjatë të gjithë pjesës së parë. Sicilianët kalojnë në avantazh me gol të Maksi Lopez dhe më pas Rikiuti dyfishon rezultatin. Gjatë pjesës së dytë vjen dopjeta e Marko Borrielos, ndërkohë që sulmet e fundit të skuadrës kuqezi në kërkim të fitores nuk shfrytëzohen siç duhet nga Pipo Inzagi dhe Ronaldinjo. Me këtë barazim Milani humbet shansin e katërt gjatë këtij viti për t’iu afruar kreut të tabelës së klasifikimit.
Palermo-Juve – Palermo mund Kievon me rezultatin 3-1. Fitorja e skuadrës palermitane mban firmën e Mikolit i cili shënon një dopjetë dhe Pastores. Fitore të rëndësishme siguron edhe Juventusi e cila mund me rezultatin 1-0 Kaljarin falë një goli të Kielinit. Juventusin tani e shikojnë vetëm tre pikë larg vendit të katërt, i cili do të thotë Champions.
Të tjerat – Bolonja mundet nga Lacio 2-3. Vendasit kalojnë të parët në avantazh me gola të Guana dhe Proanovas, ndërsa Lacio kundërpërgjigjet me Mauri, Diaz dhe Rokin. Për sa i përket skuadrave të tjera nga fundi i tabelës së klasifikimit, Siena mund Barin 3-2. Ndërsa Livorno mposhtet në shtëpinë e vetë 0-2 nga Udineze me gola të Sançez dhe Di Natale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›