Blant: “Laura Pausini është sensuale”
Shikime të njëpasnjëshme, qetësi dhe shumë të qeshura. Mediat italiane bënë të ditur se duhet të ketë pasur një ndjenjë mes Laura Pausinit dhe Xhejms Blant teksa xhironin në Ibiza, ku jeton tashmë kantautori. “Ajo është një femër latine, joshëse dhe mjaft sensuale”,-thotë ai. Këngëtarja përgjigjet: “Ka dy sy magnetikë... por për mua nuk mund të ketë më shumë, jam e fejuar”. Ideja e bashkëpunimit u propozua nga Pausini: “Pasi e dëgjova në spektaklin e tij të realizuar në MTV, i shkova në dhomëzën e zhveshjes dhe pa u përpjekur ta zgjas e pyeta nëse donte të bënte një duet me mua. “Më duket interesante”, - ishte përgjigjja e tij, - “por vetëm nëse gjejmë një pjesë të përshtatshme për të dy”. Ky ishte një propozim që mua më intrigoi për të insistuar më vonë. Kështu, në muajt e ardhshëm, këngëtarët nisën bashkëpunimin. Ndërsa Xhejms incizoi pjesën e këngës së përbashkët në Paris, Laura e përgatiti në Itali. Më pas, këngëtarët u takuan sërish në Ibiza. “Ideja për të xhiruar klipin në Ibiza, - sqaron me sinqeritet Blant, - kishte si qëllim përfitimin e pushimeve falas nga shtëpia diskografike. “Ju betohem se ishte ideja e Laurës. Para se të bashkëpunonim, më kishin folur shumë mirë për të si këngëtare. Tani që e kam njohur personalisht, mund të them se është një femër latine mjaft joshëse dhe tepër sensuale”. “Në një pikë jemi shumë të ndryshëm me njëri-tjetrin”, - shpjegon këngëtarja, - “ai nuk ndalet kurrë. Pas 21 orë xhirimesh, ai donte të më çonte diku për të kërcyer. Atëherë spontanisht i thashë: Jam shumë e lodhur dhe mezi po pres të hyj në një vaskë me ujë të ngrohtë dhe të shtrihem para televizorit. Kuptova se ai është plot energji”.
Madona fiton kujdestarinë e fëmijëve
Pas divorcit nga ish-bashkëshorti Gaj Riçi, Madona arriti të fitonte kujdestarinë e fëmijëve Roko dhe David dhe mësohet se do të jetojë me ta në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, edhe pse do t’i ketë larg, Gaj është shprehur se fëmijët e tij do të vazhdojë t’i takojë dhe ata gjithmonë do të jenë në shpirt anglezë, ashtu si edhe babai i tyre. “Djemtë e mi do të kenë gjithnjë zemrën dhe shpirtin anglez. Do të sigurohem që të jenë krenarë për rrënjët e tyre britanike”, - deklaroi ish-bashkëshorti i këngëtares, Gaj Riçi, pas vendimit. Një gjykatë vendosi kujdestarinë e përkohshme për dy fëmijët, tetë dhe tre vjeç. Madona tha se ishte e drejta e saj si nënë që t’i kishte djemtë me vete dhe pranë motrës së tyre Lourdes, që dëshiron të qëndrojë në SHBA pranë të atit biologjik.
Nga Mister Bin në Çarls Dikens, suksesi absolut
Roan Atkinson ka sjellë me sukses në skenën e teatrit “Royal Drury Lane” shfaqjen muzikore. Një spektakël që kushtoi katër milionë e gjysmw stërlina me producent Kameron Makintosh. “Oliver nuk është veçse një version i shfaqjes muzikore të Oliver Tuist, mbase romanca më e njohur e shkrimtarit anglez. Një rol dramatik, por mbi të gjitha një gjetje ku Atkinson mundi të tregonte se përveçse një komedian, është edhe njw aktor me vlera të jashtëzakonshme. E të mendosh që fillimisht e kishte refuzuar pjesën! Megjithatë, për fat, ndryshoi mendim dhe gjithçka shkoi mirë. Një pjesë e interpretuar me aq mjeshtëri, sa la me gojë hapur figura të shquara si Aleks Guinnes dhe Ben Kinglsli.
Djemtё e Xhon Lenon kёndojnë së bashku
Dy djemtë e legjendarit të muzikës Xhon Lenon mësohet se do të performojnë së bashku për herë të parë në një koncert në Nju Jork. Xhulian Lenon, 45 vjeç, nga martesa e parё me Sinthia Lenon, si dhe Shon, 33 vjeç, i cili ёshtё djali i Joko Onos, kanё ngritur karriera solistike, por kurrë nuk janë bashkuar nё skenë.
Dy vёllezёrit thuhet se kanë rënë dakord të performojnё sё bashku nё ceremoninë “Millennium Goal Awards” qё do tё organizohet nga Kombet e Bashkuara, mё 26 shkurt nё Nju Jork. Vrasja e Lenon ka shkaktuar ndarje mes dy vёllezёrve me nёna tё ndryshme, megjithatë vitet e fundit ata kanё qenё gjithnjë e mё tё afërt me njëri-tjetrin. Vёllezёrit Lenon raportohet se do tё ndajnë skenën edhe me yjet e muzikës Bon Xhovi, Riçi Sambora, Akon dhe Meki Grei.
Timberleik hap edhe njё restorant në Nju Jork
Ylli i muzikës pop, Xhastin Timberleik, ёshtё duke zgjeruar biznesin e tij tё restoranteve, duke hapur edhe njё tё dytё nё Nju Jork. Kёngёtari hapi restorantin e parë të quajtur “BBQ” nё kёtё qytet nё vitin 2007, i cili shpejt u bё hit nё mesin e banorёve tё afërt dhe fansave tё Timberleik, tё cilët ndiheshin të nderuar të provonin ushqimet e gatuara nga libri i recetave familjare tё tij. Suksesi i restorantit tё parё ka nxitur yllin tё mendojё edhe pёr njё restorant tё dytё, prandaj ai po bisedon me dy partnerёt e tij, Treis Aiala dhe Eutan Shugërmen. Vendi ku do të ndërtohet restoranti i dytë tashmë është gjetur dhe po mendohet për detajet.
1 Shkurt 2009