Kapen tre të dyshuarit si atentatorë me tritol në Lezhë
Prangosen Altin Noga 33 vjeç, E.G 16 vjeç dhe Elton Malaj. Tentuan të vrasin me eksploziv të telekomanduar 32-vjeçarin Eduard Marini
Lezhë – Arrestohen tre personat e dyshuar si autorë të vënies së sasisë prej 3 kg tritol në Shëngjin. Burime zyrtare nga policia lokale thanë për gazetën se në pranga kanë rënë Altin Noga 33 vjeç, 16-vjeçari E.G. dhe Elton Malaj. Ky i fundit punonte si kamerier në lokalin ku u vendos sasia e tritolit që do të shpërthente, duke u aktivizuar me celular. Në një njoftim për shtyp, policia konfirmon se ekzistojnë dyshimet e bashkëpunimit të Malajt me dy të arrestuar në lidhje me lëvizjet e pronarit të lokalit dhe vendin ku do të vendosej lënda shpërthyese.
Arrestimet
Burime policore saktësuan se një 33-vjeçar dhe një adoleshent janë autorët e dyshuar të atentatit të dështuar në Shëngjin, që synonte hedhjen në erë me telekomandim të një objekti, me qëllim vrasjen e pronarit. Altin Noga, 33 vjeç, lindur në fshatin Balldre dhe banues në lagjen e “Shalianëve” të qytetit të Lezhës, si dhe E.G., 16-vjeçar, lindur në Orosh të Mirditës dhe banues në Kodër Marlekaj të Lezhës, janë autorët e dyshuar të krimit të mbetur në tentativë. Ngjarja që ishte planifikuar nga dy të prangosurit e djeshëm dyshohet se erdhi nën motive të dobëta. I riu, i mituri dhe kamerieri, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vrasin me lëndë eksplozive, të komanduar nëpërmjet telefonit celular, 32-vjeçarin Eduard Marini, banues në Lezhë.
Ngjarja
Dy ditë më parë, efektivë nga Lezha dhe Tirana u bashkuan në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur çaktivizimin e tritolit me telekomandë. Sasia prej rreth 3 kg u gjet nga pronari i lokalit. Ajo ishte vendosur në një çantë pranë rrethimit të godinës dhe afër saj ndodhej edhe një aparat celular, që dëshmonte për telekomandim në distancë. Uniformat blu bllokuan lëvizjen e këmbësorëve dhe makinave në aksin rrugor pranë lokalit, ndërsa u shoqëruan disa persona në komisariat, prej të cilëve policia arrestoi dy prej tyre me akuzën e “vrasjes së paramenduar me lëndë eksplozive me telekomandë e mbetur në tentativë”.
3 Shkurt 2009