E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Mason ylli anglez i boksit

Ish-kampioni i Anglisë në peshat e rënda, Gary Mason humbi jetën në mesditën e sotme, pasi një makinë e përplasi duke pedaluar në Londër.

48-vjeçari ishte duke ngarë një biçikletë në jugun e qytetit, kur u godit prej një furgoni. Ndonëse ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, Mason ndërroi jetë menjëherë.

Një 43-vjeçar, shofer i mjetit u arrestua prej policisë dhe mund të përballet me akuzat e vrasjes nga pakujdesia. Mason është një prej emrave më të mëdhenj të boksit botëror.

Në karrierën e tij 10-vjeçare midis viteve 1984 e 1994, ai regjistroi 37 fitore dhe vetëm një humbje, kundër kampionit të botës, Lennox Lewis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›