Blater nenshkruan per Kosoven

Ceremonia për dhënien e trofeut “Topi i Artë” në Zyrih të Zvicrës ka pasur edhe pak aromë Shqipërie. Më saktësisht Kosove, sepse gjatë mbrëmjes gala nuk mungoi iniciativa për njohjen e shtetit më të ri të Europës në arenën ndërkombëtare.
Kur Kosova po përgatitet të festojë vitin e 4-rt të pavarësisë, futbolli i këtij vendi mbetet i izoluar, pasi ende nuk është bërë pjesë e familjes së madhe të FIFA-s dhe UEFA-s.
Protagonist ishte fotografi kosovar, Blerim Uka, i cili gjatë pjesëmarrjes në evenimentet e rëndësishme sportive, lobon sa herë i jepet mundësia për shtetin e Kosovës.
Këtë herë, ai është paraqitur në ceremoninë e “Topit të Artë 2011” me një bluzë, që mbante mbishkrimin në anglisht “Kosovo, the young europenas. Please axcept us in UEFA and FIFA” (Kosova, europianët e rinj. Ju lutem na pranoni në UEFA dhe FIFA).
Bluza është nënshkruar fillimisht nga presidenti i FIFA-s, Sep Blater dhe këngëtarja e mirënjohur kolumbiane, Shakira.
Mes atyre që nuk nguruan të vendosnin nënshkrimin ishin edhe trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, i cili fitoi çmimin special për karrierën, si edhe dy yjet e Barcelonës, Ksavi, që ishte finalist në garën për “Lojtarin më të Mirë në Botë” përkrah Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, si edhe braziliani Dani Alvesh, i cili u përzgjodh në formacionin më të mirë të vitit.