E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donadoni, trajner i ri i Parmës

Roberto Donadoni është emëruar trajner i ri i Parmës. Trajneri italian do ta zëvendësojë në krye të klubit nga Serie A trajnerin e shkarkuar, Franco Colomba, i cili u largua për shkak të rezultateve të dobëta. Ish selektori i Italisë thotë se objektiv i tij nuk në klubin verdh e kaltër është mbijetesa.

“Kjo nuk është skuadër që e ka objektiv mbijetesën. Është në pozitë në tabelë ku duhet të shikohet vetëm kush është përpara, me objektiv që t’i kalojmë”, theksoi ish trajneri i Livornos.

Ai është i bindur se Parma ka ekip të mirë, lojtarë me dëshiron që ta japin maksimumin dhe ta ndihmojnë ekipin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›