E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba mbetet, deri në verë

Didier Drogba ka konfirmuar se do të qëndrojë te Chelsea së paku deri në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë i cili ka shënuar 98 gola nga 217 paraqitje në Premierligë spekulohej me transferim te skuadra nga Super Liga Kineze, Shanghai Shenhua. Por, 33 vjeçari ka konfirmuar se nuk do të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

Kontrata e tij me Chelsean skadon në qershor dhe i pyetur nëse do të largohet më herët, Drogba tha: “Jo para qershorit”. Drogba është i lirë të bisedojë me klubet e interesuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›