E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola Jo polemika me Pepen

Në mendjen e dikujt tjetër është shumë e vështirë që të hysh. Këtë e di edhe Pep Guardiola dhe trajneri i Barcelonës as nuk ka dëshirë të merret me këtë. Gjykimi i katalanasit është se mjafton të dëgjohen fjalët e Pepes mbi shkeljen që i bëri dorës së Mesit dhe të mos gjykohen ato. Po ashtu, ai mbron Mesin pas fjalëve të Peles.
“Nëse ai thotë se nuk e shkeli me qëllim, atëherë ai e di më mirë se të gjithë. Madje, vetëm ai e di. Nëse thotë ashtu, do të thotë se ashtu duhet të jetë. Sa për Mesin, nuk kam aspak dyshim për nivelin e tij, pas asaj që ka bërë këto 4 vjet. Nuk është e nevojshme të fitojë botërorin apo të shënojë 1 000 gola për të provuar se si është. Mesi është i madh”.
Veçse, në radhë është ndeshja në fushën e Malagës, një provë jo e lehtë, me Barçën që nuk është e para në renditje.
“Ne nuk jemi 5 pikë para, por jemi 5 pikë prapa. Realiteti është ky dhe ne duhet ta kemi mirë parasysh këtë gjë. Duhet ta dimë se duhet nivel më i lartë. Sa për Malagën, mbetet e njëjta lojë, por me lojtarë të ndryshëm. Isko nuk ishte aty, tani është. Po ashtu Kazorla, po ashtu Van Nistelroi. Malaga është forcuar”.
Kjo javë në kampionatin spanjoll nuk është krejt e favorshme për katalanasit, pasi ata luajnë jashtë fushe, ndërsa Reali pret Bilbaon në Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›