Muzeu Historik vizitohet nga 30 mijë turistë
Autori i Lajmit: red.
Rreth 30 mijë vizitorë të huaj e shqiptarë kanë vizituar Muzeun Historik Kombëtar, godina muzeale më e madhe në vend ku ndodhen të ekspozuara 4750 objekte, dëshmi e lashtësisë së popullit shqiptar. Shifrat janë të muajve janar-korrik. Duke iu referuar shifrave, Preng Cara, përgjegjës i sektorit të organizimit të personelit dhe sigurimit në këtë muze, shprehet se “evidentohet një rritje e ndjeshme e numrit të vizitorëve shqiptarë dhe të huaj, ku shifrat tregojnë se ka një rritje mbi 50 për qind nga viti i kaluar”. Sipas Carës, “krijimi i pavijonit të Etnografisë dhe ndryshimet në orar, pritet të sjellin një rritje progresive të këtij numri, që mund t i kalojë 90.000 vizitorë përgjatë gjithë vitit 2008”. Vetëm vitin e kaluar ambientet e këtij muzeu kanë pritur mbi 84.540 vizitorë, ku ndër këta spikasin të huajt që vijnë kryesisht nga vendet aziatike dhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Muzeu Historik Kombëtar, i çelur më 28 tetor 1981, është muzeu më i madh në Shqipëri në qendër të sheshit "Skënderbej". Muzeu është konceptuar që prezantimi e tij të bëhet nëpërmjet 8 pavijoneve, që nga lashtësia deri në etapat më të rëndësishme të historisë së vendit.
Historiku
Muzeu Kombëtar është krijuar në Tiranë më 28 tetor 1981 është muzeu më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Muzeu Historik Kombëtar (MHK) ka në fondin e tij 3600 objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare, pjesa më interesante e të cilave u përkasin periudhave që nga Paleoliti deri në Antikitetin e vonë (shek. IV e.s); këto janë ekspozuar brenda pavijonit të Arkelogjisë, që numëron në vetvete mbi 400 objekte.
Koleksionet e Muzeut
Ndër koleksionet më me vlerë të këtij seksioni janë ato që evidentojnë periudhën arkaike dhe periudhën protourbane ilire të kulturës shqiptare. Në pavijonin e Periudhës Mesjetare, me më shumë se 300 objekte, realizohet dokumentimi i procesit historik të vijimësisë iliro-shqiptare. Koleksioni i objekteve të Periudhës Mesjetare përfshin emblema heraldike të princërve shqiptarë, kolona të katedraleve të shkatërruara, relieve dhe ikona të ikonografëve më të mëdhenj shqiptarë si Onufri (shek. XVI), David Selenica dhe Kostandin Shpataraku i shek. XIII. Një objekt tepër i çmuar është Epitafi i Gllavenicës, punuar me ar nga një princ shqiptar i shek. XIV, Gjergj Araniti. Koleksionit të kësaj periudhe i është shtuar dhe pavijoni i ri i ikonave qe ka në përmbajtjen e vet një ikonostas nga Elbasani dhe 50 ikona të marra nga koleksioni i Institutit të Monumenteve të Kulturës e të mbledhura nga objekte e kultit gjatë 50 vjetëve të fundit në të gjithë territorin e Shqipërisë. Pavijonet e tjera përmbajnë dokumente e dëshmi të periudhave të tjera si p.sh. të rezistencës kombëtare shqiptare, të Pavarësisë dhe themelimit të shtetit shqiptar.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008