Ekspedita e Orikut tenton të zbardhë historinë e lashtë
Autori i Lajmit: red.
Zona nënujore e lagunës së Parkut Kombëtar Arkeologjik të Orikut, në Vlorë, ku fshihet një pjesë e qytetit të lashtë, do të jetë në qendër të një ekspedite të përbashkët italo-shqiptare, e cila ka nisur prej pak ditësh. Ekspedita mbahet në kuadër të projektit "Liburna", ose arkeologjia shqiptare e nënujit, një projekt kombëtar, i përfshirë në marrëveshjet 2007-2010 me qeverinë italiane. Sipas drejtorit të parqeve arkeologjike Amantia-Orik, Gëzim Llojdia, projekti ka si objektiv studimin e bregdetit shqiptar dhe ndërtimin e hartës arkeologjike të tij. Pjesë e punës së projektit është edhe një kërkim i realizuar para pak javësh në zonën nënujore të Porto Palermos, ku u zbuluan objekte qeramike të shekullit IV dhe u realizua zonifikimi i plotë i kësaj pjese të bregdetit. Një nga fazat më interesante të projektit është eksplorimi i sitit arkeologjik të Orikut, 25 km larg Vlorës, ku puna është përqendruar në zonën nënujore të lagunës, ose siç emërtohet ndryshe, liqeni i Valltos, ku gjenden disa prej veprave monumentale të qytetit antik. Gërmadhat e qytetit antik të Orikut (Pashalimani i sotëm), gjenden në pjesën më jugore të gjirit të Vlorës dhe 42 km në jug të Apolonisë, në një skelë të futur brenda bregut mbi kodrën që mban emrin Paleokastër, e lartë 20 m mbi nivelin e detit. Duke njohur faktin historik se në shek.I p.e.s. Oriku shërbeu si kryeurë e fuqive pushtuese të kohës, arenë luftërash midis Romës, Maqedonisë dhe Ilirisë, si dhe në luftën rivale midis Çezarit e Pompeut që i solli Orikut shumë shkatërrime, pikërisht kërkimet nënujore po shtrihen në këtë zonë, ku ushtria e Pompeut u zu në befasi. Në këtë pjesë të liqenit gjendet akropoli, që daton në shek IV, tregu i qytetit, etj. Gjatë punës paraprake që bënë pjesëtarët e ekspeditës, është eksploruar porti i brendshëm (portus introitus), i përmendur prej Çezarit, i cili është lokalizuar në lagunën 2.2 km të gjatë dhe 1.2 km të gjerë. Ai ka formën e një trekëndëshi me bazë të drejtuar nga deti.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008